9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ofendoi Erdogan, adoleshenti turk përballet me akuza në Gjykatë

Më të lexuarat

 
 
 
Një adoleshent 16 vjecar ka nisur përballjen me drejtësinë turke që e akuzon për fyerje të presidentit Rexhep Tayip Erdogan.
I riu ishte arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar pasi lexoi një deklaratë ku godiste partinë në pushtet AKP dhe akuzonte Erdogan për korrupsion.
Një ditë pas fjalimit të tij, mbajtur në një ceremoni kushtuar vrasjes së një ushtari turk nga islamikët në vitin 1920, adoleshenti u arrestua nga efektivët e policisë.
Mehmet Emin Altunses qëndroi dy ditë në paraburgim dhe u lirua në pritje të gykimit pasi ministria e drejtësisë miratoi hetimin e tij. Avokati i 16-vjecarit, Baris Ispir tha se klienti i tij do të vetdeklarohet i pafajshëm në senacën e ardhsme, e cila do të mbahet më 11 shtator.
“Ne presim që klienti ynë të lirohet nga akuzat. Ai do të vetëdeklarohet i pafajshëm. Ne besojmë se herët a vonë drejtësia do të bëhet dhe të zbulojë të vërtetën, prandaj ne besojmë se klienti yne do të lirohet, tha ai.
Jashtë gjykatës, vetë adoleshneti u shpreh se në kohën që ai duhet të jetë në shkollë, ndodhet në gjykatë. Dua të lirohem nga të gjitha akuzat dhe të përgatimem për të ardhmen time, tha ai.
Në një video të transmetuar nga agjencia e lajmeve Dogan në dhjetor të 2014, Altunses lexoi deklaratën me laicizmin dhe parimet e Mustafa qemal Ataturkut, themelues i republikës moderne turke, por i ka kushtuar shumë 16 vjecarit./on
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit