7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

OBSH: Kufijtë nuk mund të mbesin të mbyllur përgjithmonë, vendet duhet ta luftojnë coronavirusin

Më të lexuarat

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se ndalimi i udhëtimet ndërkombëtare nuk mund të zbatohen deri në kohë të pacaktuar dhe vendet duhet të bëjnë më shumë për të zvogëluar përhapjen e coronavirusit brenda kufijve të tyre.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rritja e infeksioneve ka bërë që shumë vende të rimarrin disa vendime për kufizimet e udhëtimeve.

Vetëm me implementimin e masave të rrepta shëndetësore prej bartjes së masave e deri tek shmangia e turmave, bota do të arrinte të kapërcejë pandeminë, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Aty ku ndiqen masat, aty edhe do të ketë rënie të rasteve, ndërsa në vendet ku nuk zbatohen rregullat, rastet mund të pësojnë rritje”, tha ai, ndërsa shprehu lëvdata për Kanadanë, Gjermaninë dhe Korenë e Jugut për menaxhimin e shpërthimeve.

Ndërkaq, kreu i Programit të Emergjencave në OBSH, Mike Ryan, tha se vendimi për kufizimin e udhëtimeve nuk është i qëndrueshëm.

“Do të jetë pothuajse e pamundur që vendet t’i mbajnë kufijtë e mbyllur deri në një kohë të pacaktuar. Ekonomia duhet të hapet, njerëzit duhet të punojnë, tregtia duhet të rifillojë”, potencoi Ryan.

“Ajo që duhet të bëhet e qartë është se presioni ndaj virusit shtyn që numrat e rasteve të bien. Zbatojeni atë presion dhe rastet do të zvogëlohen”, tha ai.

Ghebryesus theksoi se komiteti i urgjencës së shëndetësisë nga Kombet e Bashkuara, do të mblidhet për të rishqyrtuar deklaratën nëse shpërthimi përbënte një “emergjencë globale me shqetësim ndërkombëtar”.

Deklarata e ashtuquajtur PHEIC, (Urgjenca e Shëndetësisë Publike me Shqetësim Ndërkombëtar), e cila shënon nivelin më të lartë alarmues sipas rregullave ndërkombëtare të shëndetësisë, duhet të rivlerësohet çdo gjashtë muaj.

Para pandemisë së COVID-19, OBSH kishte bërë deklarata të ngjashme që kur rregulloret e saja ndërkombëtare ndryshuan në vitin 2007, për sëmundjet si: Gripi i Derrave, Poliomieliti, Zika si dhe dy herë për shpërthimet e Ebolës në Afrikë.

“Mirëpo, prej të gjithave, pandemia e tanishme ishte më e rënda”, tha Ghebreyesus.

Ka pak dyshime nëse komiteti i urgjencës do e ndryshojë deklaratën për sa i përket asaj që pandemia ende përbën një emergjencë globale, por potencialisht mund të ndryshojë disa rekomandime, për mënyrën se si duhet të menaxhojë OBSH-ja si dhe bota.

Situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga deklarata, shkruan Al Jaazera, përcjell Telegrafi.

“Kur e shpalla virusin si emergjencë globale me shqetësim ndërkombëtar më 30 janar, kishte më pak se 100 raste jashtë Kinës dhe nuk kishte viktima”, deklaroi kreu i OBSH-së.

Mirëpo, që nga ajo kohë, numri i rasteve në nivel global u rrit në 16 milionë, me afro 650 mijë të vdekur.

“COVID-19 e ka ndryshuar botën tonë, sëmundja i bashkoi njerëzit, komunitetet dhe kombet, ndërsa në të njëjtën kohë i ‘zhduki’ ata”, ka theksuar Ghebreyesus.

OBSH-ja është përballur me kritika nga disa vende për menaxhimin e situatës së pandemisë, disa pohojnë se organizata nuk ka reaguar menjëherë ndaj sëmundjes – diçka që vetë OBSH-ja e ka mohuar rreptësisht.

“Gjatë gjashtë muajve të fundit, OBSH-ja ka punuar pa u lodhur për t’ju ndihmuar vendeve që të përgatiten dhe t’i përgjigjen këtij virusi”, tha kreu i organizatës.

“Unë jam shumë krenar për organizatën tonë, si dhe për njerëzit që punuan në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Ghebreyesus ka muaj që u përball me sulme nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili e quajti OBSH-në “marionetë të Kinës”.

Ndërkohë, në fillim të këtij muaji, Trump pati njoftuar se SHBA-ja do të tërhiqet nga OBSH-ja, e cila njëherësh është edhe donatori më i madh i organizatës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit