OBSH akuzon ashpër industritë e duhanit

0
48

Organizata Botërore e Shëndetësisë, po shënon sot Ditën Kundër Duhanit, duke bërë thirrje për zbatim masash që do të ndalonte ndërhyrjen e industrive të duhanit në përpjekjet anti-duhan.

Këtë vit fushata e OBSH-së përqëndrohet në “nevojën për të ekspozuar dhe luftuar përpjekjet gjithnjë e më agresive dhe të paturpshme të industrive të duhanit për të zhvlerësuar përpjekjet globale për kontrollimin e duhanit”.
OBSH akuzon industritë e duhanit se po përdorin “taktika të dëmshme dhe djallëzore” për të mbajtur gjallë bizneset e tyre, që rrezikojnë jetët, duke shfrytëzuar metoda të sofistikuara për të ndikuar opinionin publik mbi duhanpirjen./BS/kohaislame