7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

OBI thirrje komunitetit ndërkombëtar “të pengojë aneksimin izraelit të Bregut Perëndimor”

Më të lexuarat

“Veprimet e njëanshme që Izraeli i ka zbatuar drejt aneksimit të tokave arabe nuk i shërbejnë procesit të paqes dhe janë kundër vendimeve ndërkombëtare mbi legjitimitetin”, tha OBI

Xhide

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa urgjente për të parandaluar aneksimin e paligjshëm izraelit të vendbanimeve kolone hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Luginën e Jordanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Veprimet e njëanshme që Izraeli i ka zbatuar drejt aneksimit të tokave arabe nuk i shërbejnë procesit të paqes dhe janë kundër vendimeve ndërkombëtare mbi legjitimitetin”, tha OBI në një deklaratë.

Në deklaratë kërkohet që institucionet ndërkombëtare, veçanërisht Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, të marrin masa urgjente dhe konkrete për të parandaluar planin e Izraelit për “aneksim”.

Më tej theksohet se nisma arabe, e cila bazohet në një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme të çështjes palestineze dhe zgjidhje dyshtetërore për paqen në Lindjen e Mesme, do të realizohet përmes krijimit të shtetit palestinez, me kryeqytet Kudsin Lindor, dhe përmes zbatimit të vendimeve ndërkombëtare.

Më 28 janar, presidenti amerikan Donald Trump, në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë bashkë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, shpalli të ashtuquajturin “plan i paqes”, sipas të cilit vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor cilësohen si territor izraelit dhe legjitimohet sovraniteti mbi Luginën e Jordanit, që është territor palestinez.

Netanyahu në fjalën e tij në parlament më 17 maj para ceremonisë së betimit të qeverisë së re të koalicionit, tha se ka ardhur koha për t’i aneksuar vendbanimet e paligjshme kolone hebreje në Bregun Perëndimor.

Pas planit amerikan, zyrtarët nga SHBA dhe Izraeli formuan një të ashtuquajtur komision për të përgatitur hartat e Bregut Perëndimor për aneksimin e vendeve në fjalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit