6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

OBI, takim të jashtëzakonshëm për shkeljet e Izraelit në Kuds

Më të lexuarat

Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) ka njoftuar se të mërkurën (17 korrik) do të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm në nivel të ministrave të Jashtëm për të diskutuar për shkeljet e Izraelit në Kuds.

Në një deklaratë të publikuar nga OBI, thuhet se të mërkurën në qendrën e përgjithshme të OBI-t në qytetin Xhide të Arabisë Saudite do të zhvillohet një takim i jashtëzakonshëm në nivel të ministrave të Jashtëm.

Në takim do të diskutohen shkeljet e Izraelit në Kuds, kryesisht hapja e tunelit nga pishina Silvan (Breikhat HaShiloah) në lagjen Silvan në jug të Mesxhid-i Aksasë dhe i cili del në murin Burak (Muri i Vajit) të Aksasë.

Po ashtu në takim do të diskutohen edhe konfiskimet e pronave palestineze nga Izraeli në Kuds, shembja e dhejtëra shtëpive në kuadër të politikës së hebreizimit të qytetit, dëbimi i banorëve nga vendbanimet e tyre dhe se kërcënimet për ndryshimin e identitetit arab.

Hapja e tunelit që del në Murin Burak

Autoritetet izraelite në fillim të këtij muaji inaguruan hapjen e një tuneli që fillon nga Pishina e Silvanit (Breikhat HaShiloah) që llogaritet e shenjtë sipas besimit hebre dhe ndodhet në lagjen Silvan në jug të Mesxhid al-Aksasë dhe del në Murin Burak.

Në ceremoninë e hapjes së zhvilluar nën masa intensive sigurie morën pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt, ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman si dhe shumë deputetë dhe ministra izraelitë.

Tuneli pjesë e projektit “Shalem”

Tuneli në fjalë është pjesë e projektit “Shalem” të qeverisë izraelite, i cili parasheh projekte turistike dhe gërmime arkeologjike në tërë Kudsin Lindor dhe lagjen Silvan, e cila nga hebrenjtë konsiderohet si Qyteti i Davudit, veçanërisht përreth faltores së shenjtë Mesxhid al-Aksa.

Nga ana tjetër, palestinezët vazhdojnë me vendosmëri kërkesën e tyre që “Kudsi Lindor është kryeqytet i shtetit të Palestinës që do të formohet në të ardhmen”, ndërsa thonë se Izraeli po përpiqet ta ndryshojë identitetin arab dhe musliman të qytetit të shenjtë duke zbatuar politika të hebreizimit./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit