10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Obeziteti në rritje, e me të edhe rastet e infarktit në Kosovë (Video)

Më të lexuarat

Në vendin tonë një numër i madh i fëmijëve vuajnë nga mbipesha. Sipas mjekëve, kjo kryesisht vjen nga konsumimi i ushqimeve të shpejta, qëndrimi i gjatë para kompjuterit dhe mungesa e theksuar e aktivitetit fizik.

Ramush Bejiqi, mjek pediatër, bën të ditur se 1-3 fëmijë në Kosovë është me mbipeshë. Ai thekson se kjo ka çuar në shtimin e sëmundjes së infarktit në moshat nga 25 deri në 30 vjeç.

Ai theksoi se në vendin tonë ka më shumë fëmijë që vuajnë nga mbipesha se sa nga pesha e vogël.

Në anën tjetër, prindërit shprehen se po bëjnë të pamundurën për të ushqyer sa më shëndetshëm fëmijët e tyre. /Tribuna/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit