7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Obama: Prioritet mbrojtja e personelit diplomatik jashtë vendit

Më të lexuarat

”Po bëjmë gjithçka është e mundur dhe e nevojshme për të mbrojtur personelin tonë diplomatik jashtë vendit dhe kjo do të jetë një prioritet i këtij mandati presidencial”, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama, duke iu kundërpërgjigjur kështu kritikave për veprime shumë të ngadalta dhe jo shumë të forta të Shtëpisë së Bardhë.

”Detyra jonë është të mbrojmë, të përkujdesemi dhe të mundësojmë progresin e vlerave tona në të gjithë botën”, u shpreh Obama.

”Asnjë akt terrorizmi nuk do mbetet pa u ndëshkuar. Dhuna nuk do të ndikojë aspak në vendosmërinë e amerikanëve”, deklaroi po dje presidenti amerikan Barack Obama, gjatë një fjalimi elektoral që po zhvillon në një rajon të Kolorados.

”Do të vazhdojmë përpara me të gjitha planet tona”, theksoi Obama në fjalimin e tij në Kolorado./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit