8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Obama pranon se ka shkëmbyer letra me Rohanin

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka zbuluar për herë të parë se ka shkëmbyer letra me presidentin e ri të Iranit, Hassan Rohani.

Në një intervistë për televizionin ABC, Obama nuk ka zbuluar përmbajtjen e letrave, por ka thënë se shqetësimet e SHBA-së për programin bërthamor të Iranit janë “çështje shumë më e madhe për ne” sesa armët kimike të Sirisë.

Obama ka thënë se diplomacia për Sirinë, e mbështetur me kërcënimin për ndërhyrje ushtarake, është model potencial për negocimin e ambicieve bërthamore të Teheranit.

Ai ka thënë se Irani nuk duhet të mendojë se Uashingtoni nuk do të kryejë sulme ushtarke, në përgjigje të programit bërthamor të Republikës Islamike, vetëm pasi nuk ka kryer sulme të tilla kundër Sirisë.

Javën e ardhshme, Obama dhe Rohani do të flasin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në të njëjtën ditë, ndonëse nuk ka ndonjë plan për takim ndërmjet tyre./rel/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit