12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Obama nuk e paraqet vendimin për trupat në Afganistan

Më të lexuarat

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan, Barack Obama, nuk do ta shpallë vendimin për numrin e trupave, që do të mbesin në Afganistan, pas vitit 2014, gjatë vizitës së presidentit afgan, Hamid Karzai, gjatë ksëaj jave në Uashington.

Zëvendëskëshilltari për siguri kombëtare, Ben Rhodes, mbrëmë u tha reporterëve se vizita është një mundësi për të dy liderët që “të konsultohen për këto çështje” para se Obama ta marrë vendimin “në muajt e ardhshëm”, transmeton REL.

Rhodes tha se Shtëpia e Bardhë nuk e përjashton mundësinë që trupat të mbeten edhe pas vitit 2014, kur Afganistani parashihet ta marrë përgjegjësinë e plotë për sigurinë e vet.

Negociatat për marrëveshjen bilaterale të sigurisë pritet të trajtohen të premten në takimin Obama – Karzai.

Karzai dje ka arritur në Uashington, për një vizitë katërditëshe, me ç’rast takohet edhe me sekretaren e shtetit, Hillary Clinton, dhe me sekretarin e mbrojtjes, Leon Panetta./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit