16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Obama mbështet martesën e homoseksualëve

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se ai mbështet martesën e personave të së njëjtës gjini.

Në një intervistë për transmetuesin amerikan ABC-TV, Obama tha se ai mendon se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të martohen.
Ai tha se ky ishte mendimi i tij personal, dhe se edhe më tej e mbështet të drejtën e shteteve për të vendosur vetë për këtë çështje.
Disa shtete kanë kaluar ligjet e tyre që ose lejojnë ose ndalojnë martesën e personave të së njëjtës gjini.
Mbështetja e Obamës është e para nga një president amerikan dhe është duke u përshëndetur nga aktivistë të të drejtave të homoseksualëve si një moment historik.
Por, me komentet e tij nuk do të pajtohen konservatorët socialë, të cilët thonë se martesa duhet të jetë vetëm midis një burri dhe një gruaje.
Obama u vu nën presion për të sqaruar pikëpamjen e tij, gjatë të paqartë, pasi që nënpresidenti Xho Bajden tha se ai nuk e kundërshton martesën mes homoseksualëve./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit