Obama jep “goditje” ndaj shtypësve që përdorin teknologjinë

0
41

Presidenti i SHBA nënshkroj një urdhër administrativ i cili i ka cak njerëzit dhe firmat që ndihmojnë regjimet autoritare t’i shtrëngojnë dhe t’i mbajn poshtë disidentët.
Presidenti Barak Obama ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv i cili i ka cak njerëzit dhe entitetet të cilët përdorin teknologji për të ndihmuar autoritare regjimet në Iran dhe Siri që t’i mbajnë të shtypur popullin e tyre.
“Teknologjitë e duhet të jenë në vend për të fuqizuar qytetarët, jo për të shtypur ato,” tha Obama të hënën në një fjalim në Muzeun Memorial të Holokaustit në Uashington.
Obama është njohur me muzenë e Holokaustit nga i mbijetuari Eli ëiesel. Obama i tha ëiesel: “Ju na tregoni rrugën. Nëse ju nuk do të heqni dorë, nëse ju mund të besoni, atëherë edhe ne mund të besojmë.”.
Presidenti tha se “bordi i ri për parandalimin e krimeve” në Shtëpinë e Bardhë do të takohet për herë të parë të hënën. Ai tha se qëllimi i Bordit ishte parandalimi dhe përgjigja më e mirë ndaj mizorive masive dhe krimeve të luftës. Obama tha se “fara e urrejtjes” shumë shpesh janë lejuar të lulëzojnë. “Shumë shpesh bota ka dështuar për të ndalur masakrën e të pafajshmëve në një shkallë masive,” tha presidenti.
Fjalimi i Obamës erdhi në kohën kur SHBA bën thirrje për të orkestruar një zgjidhje ndërkombëtare për goditjen vdekjeprurëse të disidentëve në Siri. “Sovraniteti kombëtar asnjëherë nuk është një licencë që garanton të drejtën e therjes së njerëzve tuaj”, tha Obama.
Në urdhërin ekzekutiv Presidenti tha se “përdorimi i keq i teknologjisë” ishte lehtësimi i abuzimit të të drejtave të njeriut në Iran dhe Siri dhe ishte një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA.

Urdhëri i bllokon njerëzit që janë të lidhur me furnizimin dhe operimin e këtyre teknologjive që të futen në SHBA dhe mundëson konfiskimin e pronave dhe aseteteve që të njëjtit kanënë kanë në SHBA.

Ndërsa mediat sociale dhe teknologjitë e tjera u cituan të kenë qenë si ndihmë në kryengritjet e vendeve arabe, përfshirë Libinë dhe Egjiptin, ndërsa në regjimet e tjera, duke përfshirë Bahreinin, Sirinë dhe Iranin regjimet i kanë përdorur teknologjitë për të ndjekur disidentët.

Pjesa më e madhe e teknologjisë së përdorur nga regjimet shtypëse u sigurua nga firma amerikane. Vitin e kaluar Wall Street Journal raportoj se McAfee, pjesë e teknologjisë së gjigant Intel, kishte dhënë softëare për filtrimin e përmbajtjes të cilët janë përdorur në Bahrein, Arabia Saudite dhe Kuvajti.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se urdhëri ekzekutiv “autorizon sanksione dhe ndalesa e të vizave kundër atyre që kryejnë ose lehtësojnë rëndimin e të drejtave të njeriut nëpërmjet teknologjisë së informacionit … në lidhje me brutalitetin e regjimit iranian dhe sirian.”

“Ky mjet na lejon që të sanksionojmë jo vetëm ato qeveritë shtypëse, por edhe kompanitë që u mundësojnë atyre që me përdorimin e teknologjisë ata të shtypin popullatën, dhe i ofrojnë ‘armët digjitale me qira” që të krijojnë ose të veprojnë me sisteme për të monitoruar, gjurmuar, dhe për t’i targetuar qytetarët”, thotë Deklarata e Shtëpisë së Bardhë.

Dominic Rushe

Guardian/KohaIslame.com