9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Obama: Islami është pjesë e historisë kombëtare amerikane

Më të lexuarat

Presidenti amerikan, Barak Obama, organizoi një iftar në Shtëpinë e Bardhë, me rastin e muajit të Ramazanit, për nder të myslimanëve amerikanë.

Në fjalën e tij, Obama vuri theksin tek kushtetuta amerikane e cila e respekton lirinë e besimit, duke shtuar se islami, si një sërë besimesh të tjera, tashmë është pjesë e historisë kombëtare të SHBA.
Obama tha se presidenti Tomas Xheferson është presidenti i parë që ka organizuar një iftar gjatë Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë, ku mblodhi përfaqësues të gjitha feve dhe besimeve, në një nga ditët e shenjta të Ramazanit. Të pranishmëve ai u tregoi një kopje personale të Kuranit, të cilën e kishte marrë nga Kongresi amerikan.
Presidenti amerikan foli rreth parimeve të përgjithshme të islamit, i cili bën thirrje për mëshirë, mirësi, paqe, drejtësi dhe dinjitet për të gjithë njerëzit, burra e gra. Ai tha se gruaja myslimane u bë pjesë e ngjarjeve të rëndësishme të pranverës arabe, duke dalë në rrugë në kërkim të drejtave dhe lirive të tyre. /ardhmeriaonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit