6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Obama: Gabim nëse Kongresi refuzon marrëveshjen bërthamore

Më të lexuarat

Presidenti amerikan, Barack Obama, filloi të mërkurën një fushatë për të bindur Kongresin për të miratuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke i deklaruar një audience studentore se do të ishte një gabim historik nëse do të humbej kjo mundësi.
 
“Nëse ligjvënësit do të refuzojnë marrëveshjen, atëhere Kongresi jo vetëm që do t’i hapë rrugën Iranit për të prodhuar bombën bërthamore, por edhe do ta përshpejtojë atë”, paralajmëroi Obama, duke shtuar se në këtë rast do të shkatërrohej edhe besueshmëria amerikane.
Më 17 shtator është afati i fundit kur Kongresi i SHBA-ve do të shprehet për marrëveshjen e arritur muajin e kaluar mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.
Obama ka kërcënuar për një veto të mundshme, që mund të rrëzohet vetëm nga dy të tretat e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit