6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Oazi arab investon në Bosnjë-Hercegovinë investimin më të madh të të gjitha kohëve

Më të lexuarat

Investitorë arabë po ngrenë në Bosnjë-Hercegovinë një nga vendpushimet më të shtrenjta dhe më të mëdha turistike në Evropën Juglindore.

“Ky do të bëhet një qytet turistik me më shumë se 2.000 vila, hotele me apartamenteve dhe 160 ndërtesa banimit. Ai gjithashtu do të ketë qendër të madhe tregtare në këtë pjesë të Evropës – Zayd Shopping Mall – me dyqane dhe objekte të tjera me më shumë se 30.500 metra katror hapësirë, si dhe një spital – Spitali Ozon,” tha për Deutsche Wellen, Ismail Ahmed, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë Buroj Property me qendër në Dubai. Disa elemente të vendlindjes së tij Dubai do të zbukurojnë gjithashtu qytetin Buroj Ozonit, si burime vallëzuese.

Sipas disa shifrave paraprake, projekti pritet të kushtojë më shumë se 4 miliardë euro. Ky interes i gjerë arab për investime në Bosnjë-Hercegovinë dhe shumat e mëdha të parave kanë provokuar spekulimet e mediave se arabët janë duke u përhapur në Bosnje për shkak të shumicës myslimane dhe kanë ndërtuar xhami në të gjithë vendin.

Biznesi është biznes
Ahmedi pretendon se projekti nuk ka të bëjë me fenë apo kombësinë, por vetëm me biznesin. “Ky është ndërkombëtar dhe i hapur për të gjithë. Objektivat tona janë turistët nga bota arabe, por edhe nga Evropa, Afrika dhe të gjitha vendet e tjera “. Ai thekson se të gjithë janë të mirëpritur sepse” kur bën një biznes apo investim, nuk të intereson kombësia, por të intereson biznesi. Pra, kjo nuk do të jetë vetëm për arabët, por për të gjithë.”
Një nga vendpushimet më të shtrenjta dhe definitivisht më të mëdha turistike në Evropën Juglindore do të ndërtohet rreth 15 kilometra larg aeroportit ndërkombëtar të Sarajevës në rreth 1,3 milionë metra katrorë në rrëzë të maleve të Treskavicës, Bjelasnicës dhe Igmanit.

 

Të gjithë shpresojnë për punë
Për t’u shënuar është që resorti Buroj Ozone do të ngrihet në qytetin e ndarë përmes kufirit imagjinar mes Bosnjës dhe Republika Srpska. Aty jetojnë sot rreth 5.000 vetë nga 7.000 që kishte para luftës (1992-1995). Banorët lokalë edhe pse nuk flasin hapur, shpresojnë se prej projektit arab do të përfitojnë të gjithë. Rada, p.sh. e cila vjen nga pjesa serbe, thotë se shpreson se do të gjejë punë aty dhe se nuk ka frikë nga arabët nëse ata mbajnë raporte të mira me vendasit dhe janë gati për të investuar.

Sipas kryetarit të bashkisë të pjesës myslimano-kroate të Tërnovës, Ibro Berilo, qendra e re Buroj Ozone do të ofrojë vende pune për rreth 10.000 vetë dhe do të shërbejë edhe për forcimin e ekonomisë. Ai thekson edhe se të ardhurat do të ndahen 70:30 për qind mes investitorit dhe bashkisë. Po ashtu ai thekson se prej projektit nuk do të përfitojë vetëm pjesa myslimane por e gjithë zona. Në Bosnje-Hercegovinë rreth 45% e popullsisë janë të papunë. Faza e parë e ndërtimit pritet të nisë në prill 2016.

Natura dhe uji tërheqëse për investitorët
Investitorët arabë i tërhoqi natyra, uji dhe ajri i pastër i zonës. Po banorët e Sarajevës janë të shqetësuar se mund të lindon probleme me ujin, sepse një nga burimet e rëndësishme të ujit për qytetin gjendet në malet ku do të ndërtohet resorti turistik. Kryetari i bashkisë Berilo i ka siguruar ata se burimi dhe rezervat ujore do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm dhe nuk rrezikohen nga projekti Buroj Ozone.
Ky oaz që do të ndërtojnë arabët në Bosnje-Hercegovinë do t’i sjellë vendit investimin më të madh të të gjitha kohëve. Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Bosnje-Hercegovinës (CBBH) dhe Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja (FIPA), vendet e rajonit të Gjirit Persik, deri tani, nuk kishin qenë në listën e dhjetë investitorëve kryesorë të huaj në Bosnje-Hercegovinë. Që nga fundi i luftës së viteve 1992-1995, shumica e investimeve në këtë vend ballkanik kanë qenë nga Austria, Serbia, Kroacia, Rusia, Sllovenia, Gjermania, Zvicra, Holanda, Britania e Madhe dhe Luksemburgu.
Megjithatë investitorët e huaj deri tani kanë qenë skeptikë për shkak të gjendjes së paqëndrueshme politike, shkallës së lartë të korrupsionit dhe procedurave të gjata burokratike që lidhen me shpenzime të shumta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit