12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

O Zot na ruaj – Lumbardhasit rrënuan me ekskavator themelet e xhamisë! (Video)

Më të lexuarat

Një fije floku ka shpëtuar banorët e Lumbardhit të Deçanit, për t’u përfshirë në një incident me pasoja të rënda.

Kjo pasi një pjesë e banorëve të këtij fshati, të dielën kanë dalë për të mbyllur me ekskavator themelet e dedikuara për një xhami tek Kodra e Pajtimit, e që kjo ka irriturar pjesën tjetër të fshatit që janë për ndërtimin e xhamisë, transmeton zeri.info.

Njëri nga banorët është munduar t’i mbrojë themelet me “stupc”, por ai është penguar nga të tjetër.

“Këtu ka qenë fushë futbolli dhe log pajtimi. Pak më poshtë është edhe pllaka”, thotë banori Vesel Lekaj, që është një nga themeluesit e shkollës fillore dhe gjimnazit shqip në Zarë. “Është krim dhe tmerr për institucionet e Kosovës. Shoqatat e huaja arabe kanë pare dhe kanë mundësi ta ngulfatin fshatin. Por, nëse ka nevojë ne do ta marrim ligjin në dorë mos me lejua këto banda kriminale që vijnë në pikë të ditës dhe natës”.

Lekaj thotë po ashtu, që vendimi i Kuvendit Komunal të Deçanit, po i çon banorët e fshatit gati në gjakderdhje. /Zëri/

https://www.youtube.com/watch?v=HZIZWO-Z95I
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit