7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

O Kadri dëgjo popullin

Më të lexuarat

Përmbajtja

Politika me e mire eshte te permisosh cilesine e jetes se qytetareve te vendit tend.Kete na kane mesuar te paret tone te devotshem.Te kujdesesh per popullin duke qene modest dhe duke hulumtuar problematikat qe ai ka qofte me veten tende apo me institucionet qe ti paraqet.

Ka pothuajse dy vjet qe ne Shqiperi propagandohet disa reforma ne shperndarjen e atyre qe do quheshin informatoret e qeverise.Ku jane?

Filloi projekti neper shkolla me femijet ne vend qe te pyesnin se cfare hani dhe pini, kush nga prinderit punon dhe kush jo, si i siguroni librat, cfare enderrash keni, femijet u pyeten ne lidhje me ekstremizmin e dhunshem.ne fakt mire bejne se ka shume femije per shkak se nuk kane te hajne ne shtepi shfaqin shenja agresiviteti dhe bullizmi.Ka shume femije qe stresin e problematikave te prinderve dhe zenkave ndermjet tyre per shkak te nje ekonomie mizerabel ato e perconin tek nxenesit e tjere me sjellje te dhunshme.Psikologet ne shkolla nuk kane asnje fond qeveritar qe te mbyllin qofte dhe plaget me elementare sociale te femijve me prinder te varfer.Thjesht marrin rrogen dhe ikin ne shtepi ose bejne dhe ndonje pyetje idiote.

Filloi projekti ku informatoret e qeverise do te shperndaheshin neper institucione dhe do verenin burokracite e administrates dhe ne baze te tyre do kishte shkarkime, paralajmerime. Nuk e di deri sa punuan keto informatore te qeverise dhe deri ku ishte rezultati i punes se tyre por ti hysh lapsit do te shikosh qe dhe keto paguhen kot.

Qe mos zgjatem pastaj me insitucione ligjzbatuese qe te luftojne korrupsionin, krimin e organizuar, prostitucionin, narkotrafikun, pirjen e dunanit ne vendet publike qe dhe ketu pertej shakave qeveritare si je me hashashin? Pergjigja ishte shiko ministrat e implikuar.

Studentet e shkrete ngelen duke paguar zarfe me para per profesoret e tyre dhe per provimet e sot e kesaj dite vazhdojne te japin mesim dhe profesore qe kane hang karriken kokes sepse u kane kerkuar vajzave ne sezon provimesh favore seksuale mirepo per cudi asnje gjemb ne kembe nuk ju ka hyre pervec karrikeve kokes nga te afermit e vajzave qe ndoshta ndonjeri prej tyre eshte denuar nga gjykatat tona famekeqe per shkak te dhunes se ushtruar ndaj profesoreve ne fjale.

Ne kishim dhe banda te krimit si ajo e Shullazeve me shoke qe nderhynin per te zgjedhur rektore universitetesh qe te merrnin tendera prej tyre sic ishte rasti me rektorin Koni.

Mbreme Kryeministri Rama e pa veten keq me studentet sepse informacioni qe ishte percjell atij nga informatoret e tij ishte shume i “deklasifikuar” dhe i dobet.:Problemet e studenteve i kujtuan nje mangesi te puneve te kryeministrit jo pa pervoje, duke kaluar ai ne faza te ndryshme te qeverisjes nga ajo vendore si 8 vjet kryetar bashkie e deri ne 7 vjet si kryeminister i shqiperise, plus pastaj pervojat si minister i kultures dhe sporteve etj.

Sepse kur i hip kalit mendon vetem per ato qe ben dhe jo per ate qe mungon dhe qe nuk eshte bere.Sepse lufta politike eshte ne arenen qe spo behet gje, nderkohe mbrotja e pushtetit eshte se po bejme shume gjera.E nisur nga kjo premise pushteti mbushet me idene se po punon, nderkohe qe kur zbret me kembe ne terren e kupton mangesite e tij te verteta pavarisht sa ka bere dhe sesa duhet te beje.Kjo ishte ndjesia e kryeministrit mbreme me studentet.Zbriti me kembe ne toke.

Une nuk i fal dicka kujdo qe ka mundesi dhe pretendon te beje per popullin.Korrupsionin.Nese rruga Elbasan-Tirane duhet te kishte mbaruar sot akoma ajo vazhdon dhe thith taksat tona duke qene e pambaruar.I kujt eshte faji le ta gjeje ai qe ka pushtetin.Mua me intereson qe taksat e popullin tim te shkojne per pensionistet qe skane para te paguajne ilacet e tyre.Mua me intereson qe sikurse i pasuri ka mundesi per tu arsimuar te arsimohet dhe i varferi duke u subvecionuar nga shteti per te qene te gjithe me shance te barabarta.

Pse behet pra ai censusi nga insituti i statistikave? Per te njohur kush jane familjet e varfera.

Kush jane qellimet e taksimit? Qe te ndihmohen te varferit dhe te investohet ne ifrastrukture me qellim qe ndjeshmeria e takses ta ndieje dhe taksapaguesi qe ne lagjen e tij ka uje, ka drita, ka rruge te shtruar dhe e ka per kenaqesi te paguaje taksa kur qyteti i tij eshte i bukur.

Profeti Muhamed a.s i tha shokut te tij kur e dergoi ne nje vend , merrja zekatin te pasurve te tyre dhe jepua te varferve.

Ne Shqiperi po ndodh e kunderta taksa pa fund popullsise duke qene se rrogat baze te tyre nuk dalin per mbijetese dhe tendera pa fund dhuruar te pasurve duke paguar me taksat tona, duke dhene koncesione nga taksat tona.Po nuk do mjaftonte kjo por vjedhje spektakolare nga dy anet e politikes sot akoma flejne ne sirtaret e prokurorise.Ska denime per korrupsionin galopant qe shkon miliona dollare qe do te perktheheshin nga nje administrim i drejte dhe i ndershem: rritje pagash, rritje mireqenie, investime ne rruge dhe shkolla, me shume subvecionime dhe ilace falas etj etj.

Shqiperise po i largohen te gjithe. Po i largohen doktoret sepse pagat e tyre ne krahasim me rajonet e tjera jane minimumi i jeteses.Nuk ka nje sistem te mirefillte drejtimi te spitaleve, ambulancave dhe mireadministrimi i pagesave qe paguhen ne keto institucione.Do presesh neper spitale sikur je ne ndonje kamp Aushvici dhe jo sikur je ne nje spital i nje vendi qe pret te aderohet ne Bashkimin Europian.Plus stresit qe pacientet heqin me semundjen e tyre duhet te merren dhe me kushtet skandaloze te spitaleve, me keqedukaten e punonjesve ne keto spitale, me sisitemin burokratik qe zgjat ne menyre torturuese mjekimin e tyre, me ilacet qe duhet ti blejne neper farmacite prane spitalit sepse drejtoret i kane shitur atyre apo i kane lene atje per tu shitur duke i vjedhur nga spitali.Por nuk mjafton keto por do te shtohej dhe pakujdesia qeverises ndaj produktet qe shkaktojne semundje eshte pothuajse inekzistent.

Studentet dhe familjaret e tyre duhet te protestojne dhe per domatet me hormone, kastravecat me nitrat, per miellin e bukes qe nuk kap asnje kriter cilesie, sepse keto jane vrastaret me te frikshem te popullsise sone.Sepse prej ketyre problematikave ushqimore, prej ndotjes dhe te tjerave sot numri i te semureve me kancer eshte superfishuar.Koston e tyre e paguan po prape konsumatori dhe taksapaguesi shqiptar.Sepse sisitemi kontrollit te produkteve te konsumatorit nuk fuksionon fare.Nuk fuksionon fare me gjithe kuptimin e fjales sepse do mjaftonte te shikonte vetem cmimet e bidonave te vojit te ullirit ne supermarkete per te kuptuar qe shqiptaret jane thellesisht te mashtruar me vojra pushke, apo pambuku i perzier me esenca dhe ereza per tu shitur si voj ulliri.

Pergjegjesia e kujt eshte?

Prandaj studentet duhet te protestojne me qellim qe te zgjojne qeverisjen, pushtetin, kryeministrit nga gjumi litergjaik i arritjeve dhe prerjeve te shiritave per te pare administrimin e pushtetit dhe si nje metode per te nuhatur problematikat reale qe e ngacmojne kete popull.Teorite eekonomike shto taksa per te bojatisur fasadat nuk jane shume efikase sepse pastaj shqiptaret te trembur nga taksat ia mbathin neper Europe.Duhet qe ato taksat qe shkojne ne xhepat e tenderisteve te shkojne per pensione dhe rritje pagash.Keshtu do rritet konsumi dhe mireqenia duke rritur dhe ekonomine dhe zhvillimin gje e cila do risillte rikthimin e shpreses se ky vend behet.

.

Jo gjithmone paret e tenderisteve hyjne ne pune per fushata politike te cilat jane me te shtrenjtat nga ato te vendet me te zhvilluara se Shqiperia ne rajon.Kryeministri jone ka arritur te beje fushate politike dhe me postera ne perzgjedhjen e kryetarit te bashkise dhe besoj se kjo i mjafton si eksperience per te kuptuar mbeshtetjen e qytetareve kur punet behen si duhen.Pra nese taksat e qytetareve do derdheshin per rritjen e mireqenies se tyre, nuk do kishte nevoje qe me rregull treshi koncisionet dhe tenderat ti merrnin firma te ndryshme me qellim qe te sponsorizonin me pas fushatat elektorale politike sepse vete populli do ishte ai qe do jepte mirebesimin e tij per nje administrim te denje pushteti por duke e kembyer keto koncesione dhe tendera ne rritje pagash.

Kjo pra eshte arti i qeverisjes mendo per popullin sepse populli mendon per ty.Robin Hudi nuk ishte qeveritar edhe pse ishte hajdut por populli e donte sepse mendonte per te.Por kur qeveritari behet hajdut dhe smendon per popullin atehere tek populli ai eshte njeriu me i urryer.

Une i vazhdoj ti mbetem idese qe edhe po iku Rama dhe vjen Meta prape do filloje te grabise Kucedra(politika). Sepse problemi me i madh i joni eshte ndergjegjsimi i njeriut per te qene i ndershem. Kur fshatari mos i fusi uje qumeshtit, kur mos vidhet puseta e rruges per tu derguar per skrap, kur profesori mos marri me pare per sezon provimesh, kur doktori te jete humanist dhe mos e harroje betimin e hipokratit, kur taksat ti merren te pasurve per ti rritur mireqenie popullit atehere ne do kuptojme se vertete kemi per te merituar nje qeverisje te denjeSepse Zoti nuk e ndryshon gjendjen e nje populli derisa ata te ndryshojne veten e tyre..Nese populli nuk eshte i tille atehere i takon qeverisjes dhe faktoreve te tjere fetare, apo sociale te edukojne popullin me kulturen e ndershemerise,I takon qeverisjes te krijoje skema dhe sisteme kontrolli kunder ndergjegjes se dobet dhe kultures se ulet te ndershmerise me qellim ndeshkimin e saj dhe te bashkepunoje me faktore te shoqerise civile per rritjen dhe motivimin e ndershmerise me projekte dhe nisma qe zgjojne kete gje ne popull.

Protesta e studenteve eshte nje ze madheshtor per te degjuar pushtetaret tone, duke sjelle nje reforme drastike ne arsimin e larte, duke kaluar ne proces vetingu shkencor dhe ndershmerie cdo profesor.Duke rritur se bashku me cilesine e arsimit dhe cilesine e edukimit ne shkolla qe mungon shume, duke bere qe profesori mos jete thjesht nje foles ne oren e mesimit por dhe nje edukator i qytetareve te tij. Duke i dhene te gjitheve shance te barabarta per tu arsimuar.Duke ulur kostot e pageses dhe librave per familjet ne nevoje, duke ulur shpenzimet buxhetore e duke rritur ndihmat sociale, duke implementuar sistemin e ndershem te tenderimit dhe duke rritur pagat e mesuesve, doktoreve, pensionisteve, inxhiniereve me qellim qe ketij vendi mos i humbase shpresa dhe njerzit te largohen ne emigrim.

Keto pra jane sfidat e qeverisjes se sukseshme.Shpresojme te zgjojne sadopak ndergjegjen e qeveritareve tone qe nuk ju mjafton zgjuarsia per ti kuptuar.Edhe Kadri edhe Kadi.xh.s

Ps: Autori eshte teolog i shkencave islame dhe i diplomuar ne fakultetin e Ekonomise

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit