6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

O i Dërguari i Allahut! Më trego një punë që më fut mua në Xhenet?

Më të lexuarat

Nga Muhamed ibn Xhehadetu, e ky nga një person, ky nga shoku i tij pjesëtar i fisit Beni el-Anber, e ky nga babai i tij, të cilin e quanin Ebul Muntefiku, transmetohet se ka thënë: “Erdha në Mekë dhe pyeta për të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të!). Më thanë: “Ai është në Arafat. Shkova afër tij dhe u mundova që ti afrohesha më pranë, por më ndaluan.

Ai u tha: “Lëreni!” Iu afrova pranë deri sa koka e devesë sime u bashkua me kokën e devesë së tij dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut!

Më trego një punë që më largon mua nga dënimi i Allahut dhe më fut mua në Xhenet?”

Ai më tha: “Adhuroje Allahun duke mos i shoqëruar Atij asgjë, fale namazin e obliguar, jepe zekatin e obliguar, agjëroje Ramazanin, kryeje Haxhin dhe Umren. Shih se si u pëlqen njerëzve të sillen me ty, ashtu sillu edhe ti me ta, e ajo që ti nuk pëlqen të ta bëjnë të tjerët, mos ua bëj ti atyre!”

[Silsiletu Sahiha:(3508)]/xhamiambret

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit