7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

O Allahu im, më lejo që të kënaqem dhe ta ndiej ëmbëlsinë e namazit!‎

Më të lexuarat

Kohët e fundit një vëlla erdhi tek unë dhe ndau me mua përvojën e tij të sprovës me namaz.‎

Ai tha se kishte sprovë me namaz aq shumë sa që e kishte pikëlluar derisa ishte lutur: “O ‎Allahu im, më lejo të kënaqem dhe ta ndjej ëmbëlsinë e namazit.”‎

Ai tha se ishte përpjekur që ta falte namazin me kohë, por nganjëherë e kishte lëshuar ‎namazin, dhe kjo kishte zgjatur një periudhë. Një ditë kishte pasur ndjesi si shpim gjilpërash ‎në kofshë. Kjo i kishte zgjatur derisa e gjithë këmba i ishte mpirë, e më pastaj edhe e gjithë ‎ana e djathtë e trupit. Kështu kishte vazhduar për disa kohë derisa ishte zgjeruar edhe në ‎anën e majtë të fytyrës. Ai nuk mund të punonte më. Nuk mund të falej si duhet dhe ishte ‎detyruar të shkonte te mjeku.‎

‎”Mjekët ma kontrolluan shtyllën kurrizore dhe nervat, por nuk gjetën asgjë derisa nuk ma ‎bënë incizimin CT. Pas incizimit, gjetën se kisha sklerozë të shumëfishtë, por, elhamdulil-‎lah, pasi mora barëra mu shëruan 90 % pjesët e trupit që ishin të paralizuara.”‎

Ai thotë: “Gjatë asaj kohe dhe më pas… e vlerësova aftësinë për të lëvizur. Begatinë e ‎shëndetit. Begatinë që kam mundur kokën time ta lëshojë në tokë dhe t’i falem Allahut. E ‎vlerësova çdo namaz, dhe pikërisht tani e kam gjetur ëmbëlsinë e namazit dhe e vlerësoj çdo ‎moment të tij.”‎

Ai shton: “Ne begatitë që i kemi i marrim si të gatshme, vetëm sikur ta mendonim se kjo do të ‎na ndihmonte të jemi më falënderues dhe ta gjejmë ëmbëlsinë që e kërkojmë.”‎

I lutemi Allahut që të na japë shëndet të mirë dhe të na lejojë të kënaqemi dhe ta ndjejmë ‎ëmbëlsinë e namazit.‎

Hasib Nur; IslamBosna.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit