11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

NYT: Corona “sulmon” familjen mbretërore Saudite

Më të lexuarat

Dhjetra anëtarë të familjes mbretërore saudite, deri në 150, janë infektuar me virusin koronar, pretendojnë disa media botërore.

Princi Saudit Faisal bin Bandar bin Abdulaziz Al Saud, një guvernator 70-vjeçar i Riadit, është vendosur në kujdesin intensiv pasi u infektua me virus, sipas New York Times, duke cituar shtypin spitalor, mjekë dhe burime që janë njohur me ngjarjet brenda familjes.

Ndërkohë, Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës Mohamed bin Salman, janë në izolim në një përpjekje për të shmangur një infektim të mundshëm.

Mjekët në spitalin elitar, ku trajtohen anëtarët e familjes mbretërore, po përgatisin 500 shtretër shtesë për pacientët.

“Direktiva është të jemi të gatshëm për të marrë pacientë të rëndësishëm nga e gjithë vendi,” thuhet se kanë shkruar operatorët e spitalit specialist “King Faisal” në një mesazh urgjent dërguar mjekëve.

“Ne nuk e dimë sa raste do të ketë, por duhet të përgatitet sa më shumë që të jetë e mundur”, thuhet në mesazh.

Shtohet se të gjithë anëtarët e stafit të spitalit që janë të infektuar do të transferohen në spitale më të vogla për të kursyer hapësirë ​​për anëtarët e familjes mbretërore.

Ka mijëra princër në vend, dhe shumë prej tyre udhëtojnë shpesh për në Evropë. Disa prej tyre besohet se kanë rënë në kontakt me virusin dhe e kanë sjellë atë në Arabinë Saudite, transmeton Times.

Një vend me rreth 33 milion njerëz, Saudia ka regjistruar 2.932 raste të infeksionit, me 41 njerëz të vdekur.

Një burim i New York Times pretendon se edhe disa anëtarë të klasave të ulëta të familjes mbretërore janë infektuar deri më tani.

Në shpërthimin e epidemisë, mbreti Salman u strehua në pallatin pranë Jeddah, ndërsa Bin Salman ishte vendosur në një kompelsk në bregdetin e Detit të Kuq. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit