10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Nxënësit shqiptarë në Maqedoni pa abetare e me tekste fyese

Më të lexuarat

Komisioni multietnik i formuar para gjashtë muajve për rishikimin e teksteve shkollore, akoma nuk ka gjetur një zgjidhje për problemet ekzistuese, ndërsa premtimet e zëvendës kryeministrit të Maqedonisë se edhe nxënësit shqiptarë të klasës së parë do të mësojnë nga Abetarja mbarëkombëtare mbetën vetëm premtime, e asgjë më shumë.

Edhe këtë shtator filloristët shqiptar do të mësojnë nga tekstet me përmbajtje fyese dhe nga abetaret e përkthyera nga maqedonishtja. Komisioni, – i formuar para gjashtë muajve për rishikimin e teksteve shkollore, akoma nuk ka gjetur një zgjidhje për problemet ekzistuese, ndërsa premtimet e zëvendës kryeministrit të Maqedonisë Musa Xhaferri se edhe nxënësit shqiptarë të klasës së parë do të mësojnë nga Abetarja mbarëkombëtare mbetën vetëm premtime, e asgjë më shumë.

Zëvendës ministri i Arsimit, Safet Neziri thotë se e rëndësishme është se ka vullnet nga na e komisionit të teksteve, raporton ‘Lajm’. “Para gjashtë muajve me iniciativën time është formuar komisioni që shqyrton tekstet shkollore. Nuk është një proces i lehtë është proces mjaftë i vështirë, ka rezistencë, në çdo palë ka rezistencë, mirëpo me mundimin tim është formuar komision multi – etnik me përfaqësues nga USHT-ja dhe nga Universiteti ‘Shën Kirili e Metodi’ dhe kanë punuar gjashtë muaj pa ndërprerë, kanë bërë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Raporti i tyre është nga fundi dhe ne do ti shqyrtojmë se çka na ofrojnë ata neve në raportin e përbashkët për tejkalimin e këtyre problemeve” tha Neziri. Zëvendës ministri sqaroi se është formuar komision edhe për librat e muzikës. “Në këtë periudhë kohore janë bërë disa lëvizje në këtë drejtim dhe ne nuk do të ndalemi këtu, vazhdojmë edhe më tutje edhe për librat tjera që janë problematike” tha Neziri.

Probleme ka edhe në tekstet e artit figurative, ku kultura shqiptare nuk paraqitet aspak. Ndërkaq, më problematikë vazhdojnë që të mbeten tekstet e historisë dhe të gjeografisë, ku shqiptarët paraqiten njëjtë si në Enciklopedinë maqedonase, si njerëz të zbritur nga mali. Ndërsa në hartat e gjeografisë, Maqedonia akoma nuk kufizohet me Kosovën.

Nga Abetarja Mbarëkombëtare do të mësojnë të gjithë nxënësit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Diaspora. Ndërkaq, vetëm Maqedonia mbeti jashtë këtij integrimi. Edhe pse zyrtarët premtuan se si dhuratë e 100 vjetorit të Pavarësisë do të jetë Abetarja mbarëkombëtare, ky premtim nuk u realizua./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit