10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Nxënësit në Turqi solidarizohen me fëmijët nga Halepi

Më të lexuarat

Nxënësit në Sandikli të Turqisë kanë dhuruar paratë e xhepit dhe lodra për fëmijët e qytetit sirian Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Nxënësit e shkollave fillore në Sandikli në kuadër të aksionit humanitar “Të mos vdes njerëzimi në Halep”, organizuar nga Komuna Sandikli shoqata “Hayrat”, dhuruan para xhepi dhe lodra për fëmijët e Halepit.

Nxënësit së bashku me arsimtarët vizituan sheshin kryesor të qytetit për të dhuruar para në Qendrën e grumbullimit të ndihmave për fëmijët e Halepit.

Organizatorët e aksionit humanitar për këtë gjest, në mënyrë simbolike fëmijëve u dhuruan nga një tullumbace.

Kryebashkiaku i Sandikli, Mustafa Col, u tha gazetarëve se kanë nisur një fushatë për të mbledhur fonde që të ndihmpjnë njerëzit në Halep dhe veçanërisht fëmijët, duke shtuar se banorët e këtij qyteti turk në numër të madh kanë mbështetur aksionin humanitar./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit