8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nxënësit kosovarë në Kırşehir të Turqisë

Më të lexuarat

KIRŞEHİR (AA) – Drejtori i Insitutit Yunus Emre në Prishtinë Dr. Mehmet Ülker dhe nxënësit e shkollave të mesme, menaxhuesit e shkollave rajonale dhe studentët universitarë dhe të doktoraturës në Kosovë vizituan Universitetin Ahi Evran (AEÜ) në Kırşehir të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni i mysafirëve të cilët vizituan fakultetet, shkollat e larta dhe qendrat për hulumtim të AEÜ-së, në sallën e takimeve Yunus Emre u takuan me Rektorin e Universitetit Prof. Dr. Vatan Karakaya.

Rektori Karakaya dha informacione në lidhje me potencialin dhe mundësitë për studentët e Universitetit Ahi Evran dhe të universiteteve të tjera.

Duke bërë të ditur se në Turqi ka afro 200 universitete shtetërore dhe të fondacioneve, Karakaya ka vënë në dukje se në arsimin e lartë në Turqi ka nisur një lëvizje e rigjenerimit. Ai poashtu njoftoi mysafirët në lidhje me projektet e realizuara në këtë universitet.

Ai tha se AEÜ është në mesin e 5 universiteteve të përcaktuara nga Këshilli i Arsimit të Lartë (YÖK).

“Universiteti Ahi Evran ka marrë një mision në lëvizjen për rigjenerim. Jemi njëri nga 5 universitetet e zgjedhura në mesin e 41 universiteteve. Këto universitete nga vlerat e qyteteve ku ndodhen do të nxjerrin marka. Për shembull Kırşehir do të ketë markë me gjeotermale. Duke e bërë këtë universitetet edhe do të rrisin specializimin shkencor por edhe do të ofrojnë kontribut ekonomik për rajonin”, tha Karakaya.

Duke dhënë informacione në lidhje me projektet e realizuara në kuadër të këtij universiteti, Karakaya ka bërë të ditur se Universiteti Ahi Evran është universiteti i parë dhe i vetëm shtetëror i cili ka marrë Certifikatën për Menaxhim Kualitativ nga Instituti i Standardave të Turqisë.

Karakaya po ashtu tha se ndjen kënaqësi të madhe për vizitat e delegacionit kosovar, ku theksoi se do t’i presin gjithmonë ata si mysafirë dhe se edhe vetë do të realizojnë një vizitë në Kosovë.

Drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë Ülker tha se kanë dëshiruar që t’i shohin në vend mundësitë e arsimimit të Universitetit Ahi Evran.

Drejtori i Shkollës së Mesme “Frang Bardhi” nga qyteti i Mitrovicës Ismet Ferizi thotë se dëshiron që të dërgojnë studentë në universitetin Ahi Evran, duke shtuar se është i emocionuar dhe me shpresë që ndodhet këtu.

Pas fjalimeve, rektori Karakaya ka realizuar në fotografi përkujtimore me delegacionin kosovar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit