7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Numri i të vdekurve në Haxhillëk – mbi 1,220 vetë

Më të lexuarat

Nga paniku gjatë Haxhillëkut afër Mekës, muajin e kaluar, janë vrarë ndërmjet 1,221 dhe 1,399 pelegrinë, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Ky është numër shumë më i madh se ai zyrtar i autoriteteve të Arabisë Saudite, se kanë humbur jetën 769 vetë.

Llogaritja e pavavrur e të vrarëve është bazuar në numrin e të vdekurve që janë raportuar nga shtetet veç e veç.

Agjencia Associated Press ka llogaritur se janë vrarë 1,399 vetë. Kjo agjenci thekson se duket se autoritetet e Arabisë Saudite po përpiqen ta mbrojnë imazhin e vet si mikpritëse të ritualit të shenjtë mysliman.

Agjencia AFP thotë se numri i të vdekurve në Haxhillëk është 1,221 vetë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit