3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Numri 7 dhe karakteristikat e tij

Më të lexuarat

Ky është vetëm një studim i shkurtër dhe disa prej argumenteve për këtë numër.

Numri 7 në gjithësi

Thotë Allahu në Kuran: “Allahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata…” (Talak, 12)

Ditët e javës janë shtatë, shenjat dhe shkronjat e muzikës shtatë, ngjyrat e preferuara janë shtatë… dhe të mos harrojmë se shkencëtarët në kohën e fundit kanë zbuluar se Toka është e krijuar prej shtatë shtresave.

Numri 7 në Kuran

Thotë Allahu i Lartësuar: “A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).” (Nuh, 15)

Gjithashtu: “Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme. Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net…” (El Hakkah, 6-7)

“(kur u afrua lirimi i Jusufit) Mbreti tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë…” (Jusuf, 43)

“Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!” Thuaj: “Zoti im di më së miri për numrin e tyre…” (Kehf, 22)

Gjithashtu thotë: “E s’ka dyshim se xhehenemi është vendpremtimi i të gjithë atyre. Ai (xhehenemi) i ka shtatë dyer…” (el Hixhr, 43-44)

“Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e Allahut (do të shteroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit). Allahu është ngadhënjyesi i urtë.” (Lukman, 27)

“Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si i një kokrre që mbin shtatë kallinj…” (El Bekare, 261)

“Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kuranin e Madhërueshëm…” (El hixhr, 87)

“…le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni…” (El Bekare, 196)

Dhe: “Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.” (En Nebe’e, 12)

Krijimi i njeriut nga shtatëshi

Gjithashtu thotë: “Për Allahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. Pastaj atë (ajkë – baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Allahu, më i miri Krijues!” (Mu’minun, 12-14)

1, lëngu i një balte
2, pikë uji farë
3, copë gjaku
4, copë mishi
5, në eshtra
6, eshtrave ua veshëm mishin
7, krijesë tjetër me shpirt.

Bile ushqimi i njeriut është prej shtatëshit

Thotë Allahu i Lartësuar: “Ne lëshuam shi të mjaftueshëm. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës. Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra. Edhe rrush e perime. Edhe ullinj e hurma. Edhe kopshte të dendura. Dhe pemë e kullosa.” (Abese, 24-30)

Pra meditoni Kuranin: “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kuranin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.” (En Nisa, 82)

Numri 7 në disa hadithe

Thotë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “Largohuni nga shtatë gjynahet e mëdha…”

Gjithashtu thotë: “Shtatë grupe njerëzish do të jenë nën hijen e Allahut…”

“Jam urdhëruar të bëj sexhde me shtatë gjymtyrë…”

Si dhe: “Kush e merr një pëllëmbë tokë pa të drejtë do të ngarkohet në atë dynja me shtatë palë tokë…”

“Kush i ha shtatë hurme (axhuah), nuk e godet atë ditë e keqja e as sihri…”

Numri 7 në haxh

7 tavafe
7 sillje (saffa merva)
7 gjuajtje (guralecë)

Numri 7 në edukimin e fëmijëve

Thirrja e ezanit në veshin e djathë të të posalindurit (ezani ka shtatë fjali).

Disa prej suneteve (praktikës profetike) në ditën e shtatë: prerja e kurbanit, rruajtja e flokëve, bërja synet.
Dhe pas shtatë vjetëve urdhërohet për të falur namaz.

Numri shtatë në abdest

Ne kur marrim abdest, pastrojmë shtatë gjymtyrë trupore: duart, gojën, hundën, fytyrën, flokët, veshët dhe këmbët.

Këto ishin vetëm disa fakte të numrit 7, duke pasur parasysh se ka edhe shumë për t’u thënë për këtë numër.

 

Eroll Rexhepi/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit