Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ( QNR), janë numëruar afro 20 mijë vota me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. 

Nga numri i votave të numëruar deri më tani, Lëvizja Vetëvendosja është duke prirë e para me 5 mijë e 873 vota, e pasura nga Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 88 vota.

Vendin e tretë e zë Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 968 vota. Në bazë të votave të numëruara deti tani për koalicionin AAK-PSD janë 2 mijë e 776 vota, kurse për koalicionin tjetër NISMA-AKR-PD janë 1 mijë e 2 vota.

Procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta ka filluar gjatë ditës së djeshme.

Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150./tg