8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nuk po ndalen viktimat e “Dasmave me kallasha”

Më të lexuarat

Edhe pse shkrehja e armëve nëpër ahengje familjare nuk është as traditë fetare, historike e as kulturore e shqiptarëve, një gjë e tillë vazhdon të mbizotërojë në vendin tonë.

Në një aheng familjar në fshatin Prellofc të Skenderajt, i dyshuari mashkull shqiptar, ka plagosur aksidentalisht viktimën femër edhe kjo shqiptare.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Sipas mjekut gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.
Arma e llojit AK 47, që është përdorur në rast është konfiskuar, në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.
Personi i dyshuar është arrestuar me vendim të Prokurorit dërgohet në mbajtje.
Ndërkohë, gjatë javës së shkuar Policia e Kosovës ka raportuar për 13 raste kur në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare ka pasur të shtëna në ajër dhe se janë konfiskuar 13 armë.
Madje, në njërin prej rasteve, të enjten e kaluar ka mbetur i plagosur një i mitur./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit