10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

“Nuk mund të formohet shteti i Palestinës pa u siguruar uniteti kombëtar”

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas tha se në Palestinë nuk mund të formohet shteti pa u siguruar uniteti kombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Abbas gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Komitetit Qendror të Lëvizjes Fatah të organizuar në ndërtesën presidenciale në Ramallah tha se “Uniteti është një qëllim i shenjtë për ne. Ne kemi lidhur shpresa të mëdha për të. Sepse pa u arritur uniteti, nuk mund të ketë një shtet të Palestinës”.

“Shpresojmë në arritjen e unitetit kombëtar dhe në këtë mënyrë formimin e shtetit të Palestinës. Unë kërkoj nga Allahu që detyra jonë të jetë e suksesshme”, tha presidenti palestinez.

Ai bëri të ditur se në mbledhjen e komitetit do të diskutohen çështjet e rëndësishme si zhvillimet në procesin e pajtimit, angazhimet e qeverisë së pajtimit dhe zgjedhjet. Abbas thotë se “Tani është hapur rruga që të flasim për unitetin kombëtar”.

Duke folur për mbledhjen mes Hamasit dhe Fatahut që do të mbahet javën e ardhshme në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, Abbas tha se “Ky takim do të jetë një themel. Do të diskutohen detajet për themelimin e qeverisë dhe hapat që do të merren në të ardhmen. Dhe kjo kërkon përpjekje, përkushtim dhe vullnet të mirë. Shpresoj se gjithkush do të ketë vullnet të mirë”.

Në kuadër të përpjekjeve për pajtim mes qeverisë palestineze në Ramallah dhe Lëvizjes Hamas, e cila mbante kontrollin në Gaza që nga viti 2007, Hamasi në një deklaratë me shkrim më 17 shtator tha se ka shpërndarë Këshillin Drejtues në Gaza.

Gjithashtu edhe Qeveria e Palestinës mbajti mbledhjen qeveritare të martën në Gaza, ku kishte filluar që t’i transferojë ministritë e saj këtu në qeverinë e pajtimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit