3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

NUK KEMI AGJENDË TË FSHEHTË PËR SIRINË

Më të lexuarat

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan tha se sensibiliteti i Turqisë në lidhje me Sirinë buron plotësisht nga e drejta e fqinjësisë dhe marrëdhëniet e afrisë që ekzistojnë mes dy vendeve.

Erdoan tha se Turqia nuk është duke bërë ndonjë llogari përfitimi mbi Sirinë. “Asnjë të mos presë nga ne që të heshtim përballë shtypjes me dhunë, presion dhe tirani të kërkesave legjitime të popullit sirian”, theksoi Kryeministri Erdoan dhe shtoi se ka arritur në 99 mijë numri i sirianëve që janë strehuar në Turqi.

Kurse numri i atyre që kanë humbur jetën në përleshjet në Siri ka arritur në 30 mijë, – u shpreh Kryeministri Erdoan dhe vijoi: “Baba Esadi kishte vrarë 30 mijë vetë në Humus, kurse djali i tij, Esadi mundohet të thyejë rekordin e babait të tij”.

Megjithëse nga Siria në brendësi të territorit të Turqisë kanë rënë shumë herë predha artilerie, ne i kemi dërguar Sirisë vetëm nota diplomatike. Por me rënien dëshmorë të 5 qytetarëve tanë si pasojë e këtyre të shtënave me artileri jemi përgjigjur flakë për flakë dhe kemi vënë në dijeni për zhvillimet edhe bashkësinë ndërkombëtare, – sqaroi Erdoan.

“Përballë këtyre zhvillimeve shoqëria ndërkombëtare mund të ndjekë një qëndrim që e lëndon ndjenjën e drejtësisë. Por ne, nuk duhet të ndodhemi të gjithë në një gjendje të tillë”, tha Erdoan.

Delegacioneve arabe që kanë ardhur për një aktivitet në Stamboll Kryeministri Erdoan iu drejtua me fjalët: “Frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit duhet ta demonstrojmë me sensibilitet të lartë edhe në çështjen e zhdukjes së varfërisë”.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ekmeledin Ihsanollu në fjalën që mbajti në këtë takimin ndërkombëtar shprehu kënaqësinë për arritjen që tani të 20% të objektivit të vendosur për tregtinë e brendshme në kuadër të planit të veprimit 10-vjeçar, miratuar në vitin 2005.

Sesioni i 28-të i Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) i Organizatës së Kooperimit Islamik (OKI) që mbahet në Stamboll nën përkujdesin e Ministrit të Zhvillimit të Turqisë, Xhevdet Jëllmaz do të zgjasë 2 ditë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit