16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Nuk ka takim Zaev-Mickovski, pushteti shkon në zgjedhje!

Më të lexuarat

Kryeministri Zoran Zaev nuk do të takohet me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski në lidhje me ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, gjë që e bën të qartë se dalje nga kriza e pas referendumit do të kërkohet me zgjedhje të parakohshsme parlamentare, citon Plusinfo një funskionar të lartë qeveritar.

Sipas tij, Zaev dhe LSDM nuk kanë për qëllim t’i bindin Mickoskin dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë amendamentet kushtetuese.

“Nuk kemi qëllim për takim midis Zaevit dhe Mickoskit. Bëhemi gati për zgjedhje për shkak se duket që nuk do të bëhet asgjë në Kuvend”, ka thënë funksionari qeveritar për Plusinfo.

Mickoski dhe VMRO-DPMNE pas referendumit thanë se Marrëveshja e Prespës është e vdekur.

Nëse Zaev qëndron fort për zgjedhje të parakohshme parlamengtare, për këtë fillimisht do të duhet ta bindë partnerin qeveritar Ali Ahmeti, i cili deri tani është në qëndrimin se duhet të bëhen përpjekje që të fitojnë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së përamendamentet kushtetuese.

Kryeministri Zaev mbrëmë pas kumtimit të rezultateve tha se nëse ditëve të fundit nuk arrijnë të merren vesht me VMRO-DPMNE-së për mbështetjen e amendamenteve kushtetuese, do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe atë më 25 nëntor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit