10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nuk ka iftar këtë vit në Shtëpinë e Bardhë thotë njeriu i Bardhë!

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka refuzuar të shtrojë darkë në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Dy zyrtarë amerikanë brenda administratës i kanë thënë Reutersit në kushte anonimiteti se Tillerson do ta thyejë një traditë të gjatë gati 20 vjet.

Që nga viti 1999, sekretarët e shtetit, demokratë ose republikanë, kanë shtruar gjithnjë darkë të iftarit për të shënuar fillimin e Ramazanit ose një darkë në të cilën kanë shënuar përfundimin e Ramazanit, në ditën e Bajramit.

Tillerson ka hedhur poshtë kërkesën e Zyrës së Departamentit amerikan për Religjion, të cilët kërkuan që të aplikohet tashmë tradita për fillimin e Ramazanit, duke shtruar një darkë solemne për fillimin e muajit të shenjtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit