Nuk jam myslimane pikë! Familja ime është bë Arabi

0
535

Shikoni çfarë fyerje nga Qëndresa Halili

 

Familjes sime të gjerë-ndjerë…!

“Më vjen keq se e keni humbur tashmë Qëndresën, atë vajzën e dashtun, familjare, besnike e “faqebardhën” e shtëpisë. – siç më thoshte gjithmonë lokja e vjetër plake (që e kam qit jashtë këtij rrethi të dhimbshëm, rend, e me plot prerje).”

Boll më qe dy vite kam pritur, falur, e arsyetuar. Por, kjo tradhti, mos-pritje e mos-merite nuk durohet. Jo, më.! Ka ardhur koha të flas, të flas ashtu siç Qëndresa din gjithmonë. Drejt! Pa rrotulla!  Me shumë sinqeritet e dashuri. Së pari; për hir të së vërtetës së shenjtë, së dyti; për hir të dashurisë, që ata e përziejnë me të kundërtën “fenë” dhe së treti; për hir të artit, që është një ngjarje e jashtëzakonshme, e rrallë, e pabesueshme.

Përse jo?
Përse mos ta bëj Letërsi?

E di, dikujt mund të mos i duket normale kjo, por unë, kështu jam, nuk ndjehem gjallë e rehat, po nuk e qes në shesh të vërtetën, sado e hidhur të jetë ajo.Sado e dhembshme. Sado e keqe. Unë, jam bijë e së vërtetës, dashurisë e letërsisë.!
Nuk kam asnjë dyshim, dilemë, apo frikë më, të mos besoj në diçka që më mbush frikë, tmerr e ngushton brendësinë time, diçka që s’më jep asnjë pikë drite e shprese, drejt njohjes të së shenjtës dashuri që unë e quaj Zot! Zoti është dashuri, për krejt ata që ende e Duan Zotin nga frika, nevoje apo edhe ndonjë tjetër interes. Boll më keni sha, përgoju, lëndu, mallku e më keni  thirrur në lloj-lloj emrash kafshësh, shtazësh e emra që as vet nuk i njoh e di kuptimin e tyre.

Si nuk ju dhimbset një nënë? Nënë, si nëna ime? E ta dini pra; Unë, jam Qëndresë, kam personalitet, karakter të fortë (sa gjysma e myslimanëve tanë, nga ata ma të devotshmit, me shumë siguri e them se nuk bëjnë jetë ma të ndershme e plot me sakrifica e mund, si imja).

Jo, nuk kam ndërruar fe, por nuk jam myslimane, pikë. Si vajzë e lindur e rritur në familje myslimane, i di gjithë zakonet, adetet e lutjet e myslimanëve (bile edhe kam agjëruar e jam falur) gjë që as nuk e mohoj as nuk pendohem, sepse kanë qenë përvoja që me kanë mësuar e mbushur fort mend. Por, jo me! Unë, nuk i përkas asaj feje e besimi më. Për një fe e nga frika saj ma kthejnë shpinën gjithë familja ime e gjaku im, ajo nuk është fe imja? As besimi im? As dashuria ime? Jo. Kurrë!

Njeriu, qenka boll i fort ne vete, sa qe dy vite, skam e nuk ndjej dashurinë e askujt nga familja ime, pos te Nanës, dritës sime, që, kurrë, nuk pushon se menduari për mua (shpesh edhe ne mesnate me thirre). E gjithë kjo histori ka ndodhur, prej se kam botuar shkrimin “Unë Myslimanja, që festova Krishtlindjet”. Nga ajo ditë, nuk më donë me as familja ime e gjerë, nuk me pyesin kurrë, as si jam as ku jam. As festë as gëzime as përshëndetje e as urime. Kurrë, asnjëherë, as një zë nga ata! Kurrë!

Shtrohet pyetja: Ata nuk janë të mirë? Feja? apo që dy palët?

– E qe, unë e besoj plotësisht të fundit. Feja nuk ju jep leje ta duan e afrojnë dike që ka tradhtuar “fenë e tyre” dhe ata, që është mjeruese, që i binden diçkahit të tillë, që ngjan ma shumë se vdekja e keqe. Familjarët e mijë myslimane që më urrejnë veç pse paskam publikuar një shkrim dhe pse paskam fyer rend e poshtëru myslimanizmin e tyre, që e kanë e mbajnë veç në gojë, pa e njohur e ndjerë në shpirt. Zoti nuk jeton veç kur “faleni” as veç kur “agjëroni”, apo veç kur uroni njeri tjetrin një dite “për bajram” duke u gëzuar më një cope bakllave turqelish. Zoti është ne shpirtin tuaj, ai jeton brenda jush. E keni ne vete, veç se, nuk po dini si ta gjeni. Ky, është realiteti i jetës time pas ardhjes në Amerikë; e vetme, me një valixhen plot libra, biliona ëndrra e pa para (me borxhe), por plot dashuri e shprese për këtë vend, vend te lirisë. Ameriken, kush nuk e dashuron, s’ka shpirt! Ka dy vite qe nuk me flasin hallat.

Nuk më flasin as dajallarët e as kusherirët, as komshitë e migjallarët, veç pse nuk e besoj fenë e tyre, nuk e përkrah, dhe nuk e kam gjetur veten aty, dhe ma e shenjta, nuk e kam gjetur Zotin aty. Eshtë shumë me e lehtë ta pranoj sesa ta gënjej veten, Zotin e ju apo jo? As shokë e miqësi, as motra e vëllazëni, pos një Nane, Ah, Nana ime, drita ime. Ra feja myslimane e u tregu mos Dashuria e tyre, mos sinqeriteti dhe mos mirënjohja tyre. Shpesh e mendoj me veten:

Si është e mundur që një fe e huaj, e imponuar e trashëguar me zor te behet me e madhe se Dashuria? Se vetë njerëzit? Se vete mirësia? Se vetë gjaku? Se vetë atdheu? Se vetë gjuha? Se vet kombi? E se vetë, vet jeta?

Me janë larguar siç thashë të gjithë, edhe plot si ta do të më largohen, e më besoni se nuk i ndali… Bile, bash me këtë qellim e bëra këtë shkrim: Largohuni, o njerëz qe s`me doni sinqerisht, Largohuni nga jeta ime, Ju veç shkoni…

“Një dashuri të rreme e qet në dritë puna fes e besimit të kundërt, s’më duhet gjë” se për njerëzit që din te dashurojnë pa kushte, pa lakmi, pa djallëzi, pra dallim, pa fe, pa parti, dashur te pastër asnjë pikë ska aty. “Ra feja e dul e vërteta. E kam njohur veten. E kam njohur Zotin. I kam njohur edhe njerëzit.” Thjeshte, mi ka qele sytë e ba te madhe brenda vetes, sa qe tash si kam frik as te rrezikshmes jete, ti dal para e te mos guxon te me rrezoj asnjëherë, ani pse shpesh me dridh.
Një fe që ma largon vëllaun e barkut veç shkaku i besimit, ajo nuk është fe e dashurisë e ngrohtësisë!

Hallave të mija myslimane, ju them se: nuk të bën njeri te mire as shamija, qe e vnoni veç gjate procesin të lutjes, se veç atëherë, sipas fesë e juve “veç atëherë ju sheh e dëgjon Allahu” as fjala “Allah na fal” qe njëra e ngreh veç pasi pi gotën e verës, mandej, as minifundet, as paraja, as agjërimi, as sakrifica e te qenurit “unt” për një muaj ramazan e pas “iftarit” duke përgojuar, as lutjet e juaja famëkeqe që unë te humbas rrugën e jetese, veç pse nuk jam si ju, e qe jam jashtëzakonisht e lumtur për këtë fakt. I bëj te fala edhe atij burrit të hallës sime të madhe, që vazhdon ende të flet për këmbët e mija me minifunde dhe për “xhehnemin” në atë botë, i them se ka shpëtuar nga ai mëkat tashmë. Kushërirët më shajnë ditë e natë e falin “namaz për mua” e bile njëri ma ka ndaluar rrugën e tij.

Kishte thënë “Nuk guxon ajo Katolike mu..t as të kaloj nga kjo anë”. Tjetri me mallkon se pse s`më paska “nxanë” hoxha për inati e me ma marrë fytyrën e “pafytyrë”. Tjetri, qe i përket krahut të Kryetarit Sfarqa, thotë se do të Ishte me i gëzuar po atë ditë “Jo veç te me kishte goditur Dora Enverit, por edhe të më kishte mbytur krejt, normalisht pasi të me kishte bërë një video duke me palluar” Gjyshi plak, as nuk me shikon në sy me, mendojeni, se me demek tash, unë, jam “harami i shtëpisë” e i prishet namazi i “xhumasë”. Gratë e migjallarëve  me quajnë lavire, ani pse njëra është vet e tillë. As migjallarëve që vijnë e ma lëndojnë të shtrenjtën Nanë (që me dy duar e shkreta i ka rrit) veç pse s’besoj si ta e kërkojnë që kurrë të mos jem pjesë e tyre. As hoxhallarëve që ndalin në rrugë tim baba, duke i thënë fjalët më të pista e kërcënuese që nëse unë një ditë do vendos të kthehem atje.

E shoh veten në Kosove si në Arabi, duke u gjuajtur me gur, rrahur, përbuzur, dënuar, dhunuar, përgjakur, e mallkuar nga që të gjithë, veç jo nga Nana ime. Dajallarët, nuk e di ende pse nuk më shkruajnë, apo sigurisht e kane frikë ndonjë hoxhë faqezi si puna Shefqet Krasniqit, apo ndonjë xhami katundi, ku ta di, a ndoshta edhe e mohojnë se, unë jam mbesa tyre. Eh, Nana ime, qe kush sja qeli derën a telefonin kurrë për të pyetur për mua, se si jam a jam gjalle? Veç një nanë si imja, ka lindur Qëndresë!

Më kanë vra bash më të afërmit e mi, bash familja ime, bash njerëzit e mi. Kur s’kam vdekur nga ta, unë, kurrë ma nuk vdes! Por ta dini, edhe e vdekur, tash, jam e lumtur këtu… E kam të vetmin shpëtim. Amerikën time. Engjëllin tim mbrojtës…

Këtu, në Amerike, jam si te gjini yt nanë. Po shëroj plagët, dhimbjet, dhimbjet, mërzitem, qaj, qeshi, gëzohem, pajtohem,e mbi të gjitha, Nanë, nga gjithçka po mësoj. Jam bë plake e vjetër e trupi ri është ende!
O Nana ime, gëzimi im, a e mban mend se të kam thënë, unë veç hatri yt, kurrë, asnjëherë, nuk dorëzohem. Jam ba e fort gati sa ti o Nanë. Mos harro

Nanë, kur je ti mirë, unë jam mrekullisht mirë e më mirë…
Kosova, nga ana fes ma ku’jton Arabinë dhe unë duke më djegur në xhehnemin vale-vale e bash me fletët e librave te mija, që flasin për “Dashurinë e Femrën” duke ma ndezur zjarrin… Gjersa nga ana e udhëheqësve si puna Kryetarit Sfarqa, dhe dhunuesit tashme të njohur Ferizajas, Enverin Haliti, të cilët, pa dashje, ma kujtojnë kohën e luftës, që një herë i kam shpëtuar, së dyti s’mundem…

Këta janë Myslimanët e mi qe kane pranuar ta humbin një vajze si Qëndresa, për hatër të fesë e frikës së hoxhallarëve, dhe mungesës së asaj ndjenjës tashme rrallë të ndjerë, asaj ndjenjës me emrin DASHURI!
DASHURI, pra, është feja ime!

Po e përmbyll me këtë shprehje të mençur:
“Artistit, nuk i duhet feja kur e ka artin”