Nuk jam muslimane, mirëpo e mbaj hixhabin

0
535

Unë dua të mbaj hixhabin. Ndjehem shumë mirë. Edhe pse feja ime është hinduzimi, jo Islami, unë e mbaj hixhabin se më zbukuron dhe më bën unike. Pjesa e mërzitshme e kësaj është se unë marr shikime të “hidhëruara” nga njerëz të panjohur. Mirëpo, kjo nuk më pengon, ato nuk më njohin dhe nuk mund të më dëmtojnë. Sa që edhe kur i ngulitin sytë tek unë ndjehem shumë e fortë. Nuk e mbaj hixhabin se më ka thënë dikush, e mbaj sepse unë e kam zgjedhur.  Adreena Kalifornija, SHBA.

Unë jam një e krishtere që ka një tendencë drejtë islamit, sepse i konsideroj muslimanet gra të bukura dhe të moderuara. Kam pas nderin të kaloj 16 javë me tre muslimane gjatë orëve të psikologjisë. Mikja ime Sara më tregoi si ta mbaj hixhabin dhe unë e kam mbajtur atë në kishën time. Mendoj se është shumë bukur, qoftë me grim apa grim. (Lucile).

Esselamu Alejkum të gjithëve. Kjo është hera e parë që mbaj hixhabin. Që nga gushti i këtij viti e mbaj plotësisht hixhabin. Vendosa të mbaj atë si një jomuslimane për t’i ikur vëmendjes së padëshiruar të gjinisë së kundërt. Që atëherë kalova në Islam. Dhe tani hixhabin e mbaj për të kënaqë Krijuesin tim. Kam mësuar se hixhabi nuk është vetëm shami mbi kokë por një mënyrë e jetës. më pëlqen mbajtja e tij dhe u bëj thirrje të gjithë muslimaneve dhe jomuslimaneve ta mbajnë atë.   Shasmeen Scott SHBA.

(Islampress)