“Nuk jam i gatshëm të vdes në luftën tuaj”

0
41

Askush nuk ka mundur ta parashikonte suksesin e fushatës së realizuar në Facebook, “Izraeli e do Iranin”, që nisi në mars e të cilin e iniciuan dy dizajnerë izraelitë.

Mesazhet e dashurisë dhe të solidaritetit të Izraelit ndaj Iranit e kanë “vërshuar” internetin: “Ne kurrë nuk do t’ju bombardojmë. E duam vendin tuaj”. Aktivistët izraelitë dhe iranianë janë takuar në Gjermani ku kanë planifikuar vazhdimin e fushatës së solidaritetit, me mesazhet e njëri-tjetrit për dashurinë

Nuk zgjati shumë kohë dhe iranianët që jetojnë në mërgim u dërguan mesazhe të ngjashme izraelitëve. Madje disa mesazhe të tilla u dërguan nga zemra e Republikës Islamike, por me fytyra të fshehura. Njerëzit nga të dyja vendet filluan të bisedojnë direkt nëpërmjet internetit, nga e cila gjë ka lindur një miqësi.

Pas suksesit të fushatave të mëparshme, Ronny Edry, një nga dizajnerët që u bë aktivist i paqes, organizoi një takim me iranianët në Munih para tre javëve, mu në kohën kur tupanët e luftës gjëmonin më fortë. Takimi rezultoi në fushatën e re me një mesazh të fortë: “Nuk jam i gatshëm të vdes në luftën tuaj”. Këto pllakate kanë filluar të shfaqen në Facebook në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Theksi e kemi vënë në ‘luftë e tyre’, sepse kjo tregon se kjo është një luftë e politikanëve e jo e njerëzve”, thotë Edry. “Mendojmë se kemi nevojë t’ua tregojmë izraelitëve këto fotografi, që t’i shohin fotot e bukura të iranianëve të qeshur teksa janë duke pritur autobusin në stacion, jo për të shitur tepihë, por paqe rajonale”.

Edry vlerëson se fushata do të kushtojë 150 mijë dollarë. Për ta arritur këtë shumë, është hapur faqja për akumulim të mjeteve, ku deri tash janë mbledhur katërmijë dollarë.

“EE di se nuk kemi para të mjaftueshme… Shpresoj se mediat do ta përhapin zërin tonë dhe të na mundësojnë të mbledhim donacione”, tha Edry.

Derisa janë duke u shtuar këto nisma qytetare, rrëfimet për një sulm të mundshëm ndaj Iranit janë vendosur në faqen e fundit të gazetës, ose për faktin se është folur shumë për këtë gjë, apo ndoshta sepse redaktorët e kanë shpikur këtë ide. Sido që të jetë, format e drejtpërdrejta të kontaktit në mes të qytetarëve mund të lulëzojnë në të ardhmen në organizatat e reja ndërkombëtare që mund të kenë ndikim në vendimet politike. Tani për tani kjo është vetëm një ide.kohaislame