12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

“Nuk është për t’u habitur për veton e SHBA-ve ndaj projektrezolutës për Palestinën”

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Sekretari i Përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, tha se nuk është për t’u habitur që SHBA vendosi veton ndaj projektrezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), e cila kërkonte mbrojtje për popullin e Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kalın, në një deklaratë nga rrjeti social Twitter ka bërë një vlerësim në lidhje me veton e SHBA-ve ndaj projektrezolutës së KS-OKB e cila kërkonte mbrojtje për popullin palestinez.

“Kjo tregon se ata nuk janë pranë atij që ka të drejtë, por janë pranë të fortit. Populli palestinez dhe Kudsi nuk janë vetëm. Mbështetja jonë do të vazhdojë për kauzën e tyre të drejtë”, është shprehur Kalın.

Kalın në profilin e tij në Twitter ka postuar edhe lajmin që Anadolu Agency (AA) ka publikuar në lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë se SHBA vendosi veto ndaj projektrezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkoi mbrojtje për popullin palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit