12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Nuk e përballuan kalimin në Konya, tifozët e Antalyaspor “i falën xhenazen” Eto’o-s

Më të lexuarat

ANTALIA (AA) – Tifozët e ekipit turk Antalyaspor, akoma nuk kanë përballuar kalimin e golashënuesit kamerunas Samuel Eto’o në radhët e rivalëve të Konyaspor, prandaj të dielën edhe në mënyrë simbolike i “falën xhenazen”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në xhiron e 29-të të Super Ligës, sot në Antalia përbllen Antalyaspor dhe Konyaspor, ndërsa tifozët e ekipit nikoqir para fillimit të ndeshjes para stadiumit më mënyrë të pazakontë protestuan kundër kalimit të Eto’s në Konyaspor.

Tifozët kishin marrë me vete para stadiumit edhe një arkivol me fotografi të Eto’s, duke falur në mënyrë simbolike xhenazen. Tifozët u lutën për sukses të Antalyasporit, dhe rënie të Konyasporit një rang më poshtë.

Futbollisti kamerunas Samuel Eto’o në fillim të vitit nënshkroi kontratë për dy vite e gjysmë me klubin e ligës turke të futbollit, Atiker Konyaspor.

“Kjo është një situatë e dhimbshme, por një ditë do të më kuptojnë. Futbolli është dashuri dhe dua ta dini se Antalya është shtëpia ime e dytë. Në Konyaspor më ftuan për shkak se besojnë në mua. Futbolli nuk është sport si tenisi, ku luan një njeri. Ne jemi këtu për të sjellë Konyasporin në majë dhe kemi nevojë për mbështetje nga tifozët”, tha 37-vjeçari Eto’o.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit