“Nuk e kam dëgjuar fjalimin e çobaneshës, por kam një merak për çobanin e dhive, a ishte në Parlament?”

0

Fjalimi i Gerta Lokut dje në Parlament ka ngjallur reagime të shumta dhe ka sjellë ndasi, nëse ajo ka folur me sinqeritet apo gjithçka ishte e inskenuar.
Lotët e Gertës, mesa duket nuk kanë bërë përshtypje te shumë njerëz, të cilët u vërsulen për të nxjerrë detaje nga jeta e saj apo biznesi që ajo ka ngritur, pasi është kthyer nga Roma ku është diplomuar së bashku me bashkëshortin.
Reagimet për fjalimin e saj janë bërë edhe sot, ku një interesant ishte dhe ai ish-personit të afërt të Sali Berishës, Izet Haxhia.
Postimi i Izet Haxhisë:
Nuk e kam pare fjalimin e djeshem ne parlament te asaj çobaneshes, sepse ngaqe jam edhe per vete nje fshatar e aq me teper qe kam 19 vite pa pare katundin, plus po ti shtosh edhe gjithe ketyre, sentimentalizmin qe te shkakton qendrimi per nje kohe te gjate ne kurbet, atehere me siguri do kisha qare edhe une ashtu sikur qane, ’qaresit ” (se mos ngaterroj shkronjen a me i) e popullit ne mexhlis.
Jam shume ne merak te di a ishte ne ate seance te qarjes kolektive ish çobani i dhive, Sali Prifçi (Prifçi eshte katundi ku ruante dhite Sala, para se te behej mjek ne bllok) sepse atij i takon me teper se te gjithve te qante ne kete show Konsomolas te organizuar nga ‘Çuni Tirons me atlete lideri global dhe Timonjeri i pagabueshem.
Ore legena, lereni showun e tipit komunist. Vendi ka nevojen urgjente per drejtesi e lufte ndaj krimit ,se po vazhduat keshtu sikur e keni nisur ,edhe ajo çobanesha do ngelet pa dhite e saj me diplome “La ‘Sapienza”.