8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nuk duhet lejuar normalizimin e ksenofobisë dhe islamofobisë, Erdogan

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u bëri thirrje popujve dhe qeverive perëndimore që të mos lejojnë normalizimin e racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë, ideologjitë që janë në rritje kohën e fundit.

Erdoğan shkroi një artikull me titull “Terroristi i Zelandës së Re dhe DEASH-i janë i të njëjtit produkt” për gazetën “Washington Post”.

Ai tha se pas sulmeve terroriste në qytetin Christchurch të Zelandës së Re 50 njerëz të pafajshëm kanë rënë dëshmorë, duke rikujtuar se dhjetëra muslimanë janë plagosur.

Erdoğan tërhoqi vëmendjen se mbi armët e vrasjes dhe manifestit të cilin terroristi e publikoi në internet gjenden shumë referenca historike.

Presidenti turk tha se autoritetet kompetente të vendit të tij pas sulmit terrorist kanë vënë në pah se sulmuesi Brenton Harrison Tarrant në vitin 2016 dy herë ka vizituar Turqinë si dhe vende të ndryshme si Marok, Izrael dhe Kroaci.

“Njësitë turke të inteligjencës dhe sigurisë, për të ndriçuar incidentin dhe parandalimin e sulmeve që mund të ndodhin në të ardhmen, do të vazhdojnë punimet e tyre duke bashkëpunuar me Zelandën e Re dhe vendet tjera”, theksoi Erdoğan.

Ai tha se populli i tij nuk është përballur për herë të parë me falsifikimin e historisë nga ana e terroristëve. “Organizata terroriste DEASH e cila historinë e komenton nga perspektiva e ideologjisë së saj radikale dhe vrasësi i mijëra civilëve shumica e të cilëve muslimanë, në vitet e fundit ka bërë thirrje për ‘ripushtimin e Stambollit'”, tha Erdoğan duke shtuar se kjo tregon ngjashmëri me fjalët në manifestin e terroristit të Christchurch.

Presidenti Erdoğan nënvizon se numri i politikanëve dhe komentuesve perëndimorë që fajin e akteve terroriste të DEASH-it e kanë hedhur mbi Islamin dhe muslimanët është shumë i madh.

“Nëse bota dëshiron të parandalojë që sulme të ngjashme si ai që ndodhi në Zelandën e Re të mos përsëritet në të ardhmen, fillimisht duhet të identifikojë se kjo ngjarje ka ndodhur si rezultat i një fushate të koordinuar njollosëse”, tha presidenti turk.

Erdoğan tha se pas masakrës në Christchurch, Perëndimi ka disa përgjegjësi që duhet t’i përmbushë. Ai u bëri thirrje popujve dhe qeverive perëndimore që të mos lejojnë normalizimin e racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë, ideologjitë që janë në rritje kohën e fundit.

Ai tha se të gjithë udhëheqësit perëndimorë duhet të mësojnë nga “guximi, udhëheqja dhe sinqeriteti” i kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe të përqafojnë muslimanët që jetojnë në vendet e tyre./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit