15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Nuk dinë o Zot nuk dinë…

Më të lexuarat

Do të doja që fillimi javës të niste me lajme që na e bëjnë ditën më të bukur, që na motivojnë. Djali dhunon nënën e tij dhe motrat, po në qytetin e Lushnjes babë e bir përleshen për shkaqe që ende nuk dihen. Të rrisësh dhunuesin tënd kjo është e tmerrshme, sikur të mos mjaftojë dhuna psikologjike dhe fizike si shoqëri, ajo po kthehet si dënim brenda familjes. Nëse ligji apo masat shtrënguese nuk po japin rezultate, çfarë mungon? Të ngresh dorë mbi nënën është e paimagjinueshme, ata që nuk e kanë do të jepnin gjithçka t’i rrëmbenin qoftë dhe një përqafim. A është ky shpërblimi që meritojnë nënat, baballarët?

Nuk e di çfarë kanë bërë që nervat tuaja nuk ju paskan mbajtur e për të vënë “drejtësinë” duhen goditur? Kur ju vini në këtë botë dhimbje pas dhimbjesh, të gatshme për të sakrifikuar jetën e tyre, të gatshme për të bërë gjithçka për t’ju bërë të lumtur edhe një fjalë e rëndë, një kundërshti do të ishte e tepërt, sot me dhimbje lexoj që një nënë është goditur, një djalë ka matur forcat me babain duke u përleshur, tashmë në raporte fizike krejt të kundërta moshe. Duke u përleshur me dobësimin fizik për të të rritur ty sa më mirë, e së fundmi, një falenderim mes grushtash.

Na i larguat fëmijët me mësime që kanë të drejtat e tyre, i rrisim me një mijë sakrifica e i nxisni të debatojnë me ne, i nxisni me pyetësore si sillen prindërit me ju, i mësoni si të na kundërshtojnë në emër të drejtave të fëmijëve. Po kush më shumë se ne prindërit i duam fëmijët tanë? Azilet private po bëhen një biznes i suksesshëm, vajza thotë nëse martohemi bashkë dua të jemi vetëm pa prindërit e tu.

Ndërkohë mërzitet që nusja e vëllait ka të njëjtën sjellje. Në këtë botë paguhet gjithçka, sepse kjo nuk është liri, t’u ikësh përgjegjësive është robërim. E sot nënat po lindin “pronarët e tyre”, sot o Zot po vijmë tek paralajmërimet e Tua, por nëse të lexojmë ty na thonë “të prapambetur” se moderniteti është braktisja, dhuna, në fund çdo të mbjellim do korrim, e nëse ky është moderniteti që ju afroni, unë preferoj të jem i “prapambetur” duke kërkuar Parajsën tek këmbët e nënës sime…

Ilir Hoxholli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit