6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Nuk besoj se Izraeli do ta sulmojë Iranin”

Më të lexuarat

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ka deklaruar se nuk beson që Izraeli të ketë marrë vendim për të sulmuar Iranin.

Leon Panetta tha “Nuk besoj që Izraeli të ketë vendosur për të goditur apo jo Iranin për shkak të programit bërthamor të tij”.

Panetta tha se sanksionet kanë filluar të jenë më efektive mbi Iranin dhe shtoi se: “Sipas nesh qëndron ende hapur një dritare për zgjidhjen e problemit me rrugë diplomatike”.

Deklarata e Panetta-s tërhoqi vëmendje për arsye se ajo përkon me një periudhë kur në Izrael po bëhen debate në lidhje me një sulm kundër Iranit.

Nga ana tjetër Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta është shprehur se nuk është ngritur në rend krijimi i një zone të ndaluar fluturimi në Siri. Panetta tha se çështja e krijimit të një zone fluturimi të ndaluar në Siri nuk mbart përparësi për SHBA-në./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit