1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Nuhatja e rozmarinës mund ta përforcojë memorien deri në 75%

Më të lexuarat

Rozmarina është një bimë e cila është vlerësuar e shfrytëzuar për shekuj të tërë. Në Greqinë e lashtë është përdorur për forcimin e memories, ndërkaq shkencëtarët edhe tani janë duke i konfirmuar këto veti të kësaj bime.

Studimet shkencore kanë treguar se rozmarina përmban acid karnozik, i cili i lufton dëmet nga rrezatimet e lira në tru, e gjithashtu i mbron acidet natyrale që i mbrojnë qelizat e trupit dhe ADN-në nga dëmet e ndryshme.

Rozmarina ka përbërës që i nxisin qelizat e trurit që janë përgjegjëse për memorien dhe logjikën të komunikojnë me njëra-tjetrën.

Një studim i ka vlerësuar efektet e vajit të rozmarinës, duke i ndarë 66 persona në dy grupe. Njëri grup është dashur të qëndrojnë në një dhomë ku ka pasur aromë rozmarine, ndërkaq tjerët në një dhomë pa aromë – rezultatet kanë qenë mbresëlënëse!

Pjesëmarrësit në dhomën e parë kishin pasur 60-75% shanse më shumë t’i mbajnë mend gjërat, krahasuar me ata të dhomës tjetër.

Sipas hulumtueses Jemma McCready, grupi i parë ka qenë më i shpejtë në mbajtjen mend të shtatë gjërave dhe i ka kompletuar katër detyra më shpejt sesa grupi i dytë të cilët nuk e kishin nuhatur vajin e rozmarinës.

McCready thotë se duhet të kryhen më shumë hulumtime për t’i analizuar më mirë efektet e rozmarinës në memorie dhe se si mund të përdoret ajo te të rritur që kanë probleme me kujtesë./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit