11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Norvegjia është duke ndërtuar “Hotel Breivik”

Më të lexuarat

Departamenti i Shëndetësisë i Norvegjisë ka vendosur të enjten të ndërtojë një “qeli psikiatrike”, në burgun Ila në Oslo, për terroristin Anders Behring Breivik, në rast se gjykata do ta shpall të çmendur. Qelia, e cila do të ketë dhomën e ditës, dhomën e gjumit, banjon dhe dhomën për ushtrime, është quajtur nga dia media norvegjeze si “Hoteli Breivik”.

E përditshmja norvegjeze Aftenposten, shkruan se për Breivik do të kujdeset cdo ditë një infermiere, gjatë ditës para dere do të ketë një roje, ndërsa naten do ta ruajnë tre sish. Sipas gazetës, disa kanë të drejtë të vlerësojnë se Breivik, pas vrasjeve që ka kryer, shpërblehet me luks.

Norvegjezi 33-vjeçar ka pranuar vrasjen e 69 njerëzve në një kamp veror në ishullin Utoya dhe tetë të tjerë nga një sulm me bombë në Oslo, në korrik të vitit të kaluar. Ai pranoi vrasjen, por mohoi përgjegjësinë e tij duke pohuar seme aktin e tij ka dashur ta mbrojë Norvegjinë nga multikulturalizmin dhe imigracioni i huaj.

Nëse gjykata do të vlerësojë se Breivik është i sëmurë mendorë, vrasësi norvegjez do ta kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në “Hotelin Breivik”. Por nëse gjykata konstaton se ai është i aftë mendërisht, ai do të përballet me një dënim maksimal prej 22 vjet heqje lirie.

Breivik ka argumentuar në gjykatë se nuk është i sëmurë mendor dhe se ai do të bëjë gjithçka për të shmangur shkuarjen në spital. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit