9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Nora bëhet Katolike për ta fituar Azilin (E tmershme)!

Më të lexuarat

Nora është shtrënguar të zgjedhë ndërmjet familjes dhe të dashurit. Kishte besuar se dashuria nuk i njeh dallimet etnike, racore apo fetare. Familja ia sfidoi vazhdimisht lidhjen me Liridonin.

Nora ishte para dilemës së madhe. Shpresonte se familja nuk do ta çonte deri në fund kërkesën për të sakrifikuar dashurinë për shkak të dallimeve fetare.

“Unë jam rritur në një familje myslimane që beson në mënyrë absolute e dogmatike në rëndësinë e bindjes fetare”, u ka thënë Nora autoriteteve gjermane, të cilët i kërkonin të shpjegonte arsyet e largimit nga Kosova në fund të vitit të kaluar.

“Kam sakrifikuar shumë gjatë viteve rinore që të mos e humbja familjen dhe njëkohësisht të mbaja afër vetes njeriun që e dashuroja”.

Nora e dinte fort mirë se familja nuk do ta lejonte në asnjë mënyrë që lidhja të kurorëzohej me një djalosh të besimit katolik.

“Erdhi një moment kur ua thashë në sy prindërve se nuk do të ndahesha me asnjë çmim prej Liridonit. Dhe ju nuk mund ta merrni me mend reagimin e tyre”, u ka thënë Nora zyrtarëve të shtetit gjerman. Dëshmia e saj është mbështetur edhe prej të dashurit. /Koha Ditore/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit