21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Nokolic fiton parlamentin

Më të lexuarat

Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë njoftoi se në bazë të votave të numëruara Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikoliqit ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare, 25.53 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Boris Tadiqit fitoi 22.09 për qind të votave.

Në zgjedhjet parlamentare, sipas Komisionit zgjedhor votuan 59.98 të qytetraëve me të drejtë vote, ndërsa fletëvotime të pavlefshme (listat e bardha) u shpallën 4.19 për qind.
Partia Socialiste e Ivica Daçiqit, fitoi 16.02 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike e Serbisë e Vojisllav Koshtunicës 7.07.
Në zgjedhjet presidenciale, që po ashtu u mbajtën në të njëjtën ditë, dy kandidatët më të votuar janë shpallur Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikoliq, të cilët duhet të shkojnë në balotazh, meqë ansjëri nga ta nuk ka marrë mbi 50 për qind të votave. /rel/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit