Nokia vlen 15.3 miliard euro

0
47

Për një varg të tërë vitesh Nokia sundonte bursën e Helsinkit si kompania më e vlefshme finlandeze. Gjatë periudhës së artë, dikur kah fundi i vitit 2007, vlera e kompanisë në treg ishte 110 miliard euro. Ndërsa pastaj erdhi iPhone, Androidi, kriza financiare …

Sot në bursë Nokia vlen 15.3 miliard euro me cilën gjë u vendos në vendin e dytë të listës së kompanive më të vlefshme finlandeze. Vendin e parë me vlerën prej 16.2 miliard dollarë ia mori kompania për energjetikë Fortum. Për krahasim, së voni është raportuar se vlerën e tregut të Apple është 417 miliard euro.

Koncerni suedez bankar Nordea dhe gjiganti i telekomunikimeve Telia-Sonera vlejnë 27.5, respektivisht 22.6 miliard euro. Pas Nokias në listë ndodhen edhe kompania për financa Sampo me vlerën e tregut prej 12.1 miliard euro, dhe kompania Kone për prodhimin e elevatorëve me vlerën prej 10.9 miliard euro