Nokia humb me Lumia, fiton nga iPhone

0
62

Sipas një raporti medial, Nokia është duke fituar më shumë nga iPhone i Apple sesa nga telefonat e saj të fundit të serisë Lumia, për të cilët kompania së fundmi tregoi se ka gjeneruar vetëm humbje financiare.

Apple Insider thotë se Nokia ka fituar më shumë se 600 milionë dollarë nga patentat, për të cilat është e licencuar Apple dhe i përdor për telefonin e saj të famshëm, iPhone, në të gjitha seritë e këtij telefoni.

Nokia duhet të bëjë mrekullinë që të kthejë biznesin e saj të telefonave në vendin ku ka qenë, ndërsa mbetet të shihet nëse modelet e reja Lumia do të bëhen të famshme në treg.