9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Njujorkezët protestojnë nën moton “Edhe unë jam musliman”, e pranishme dhe Chelsea Clinton

Më të lexuarat

Mijëra njujorkezë që përfaqësojnë prejardhje dhe besime të ndryshme u mblodhën në Times Square të dielën për t’jua bërë me dije muslimanëve  se miqtë e tyre amerikanë qëndrojnë të solidarizuar me ta.

Demonstruesit, shumë prej tyre duke mbajtur parulla në të cilat shfaqej një grua me një hixhab-flamur amerikan me titull “Ne njerëzit, jemi më të mëdhenj se frika” – u mblodhën në një nga vendet publike më të famshme në botë për të denoncuar atë që ata e shohin si kërcënim dhe presion të shënjestruar kundër komuniteteve muslimane.

Tubimi, i quajtur “Sot edhe unë jam një mysliman”, është përshkruar në mediat sociale si “një ditë solidariteti me vëllezërit dhe motrat tona muslimanë në reagim ndaj sulmeve të egra nga ana e presidentit Donald Trump.”

Lista e folësve ishte e gjatë dhe përfshinte liderë fetarë të të gjitha besimeve, politikanë lokalë dhe mbrojtës për të drejtat civile.

Aktorja Susan Sarandon dhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio po ashtu mbajtën një fjalim, ndërkohë që ish-vajza e parë, Chelsea Clinton përshëndeti protestën përmes një cicërrimë në Twitter.

Simmons, organizatori i protestës, u tha protesuesve në miting që të përqëndrohen në faktin se si Trump, shoku i tij i dikurshëm, kishte unifikuar njerëzit e pranishëm.

“Ne nuk do të përdorim gjuhë të ashpër ndaj tij sot. Ne duam ta falënderojmë atë se na mblodhi  të gjithëve këtu”, tha ai.

Ai i kritikoi ata që po demonizojnë muslimanët si terroristë, kur në fakt, siç tha ai, muslimanët janë viktima të terrorizmit dhe qëndrojnë si aleatë në luftën kundër ekstremizmit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit