3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Njihuni me shqiptarin nga Maqedonia që vishet kuqezi

Më të lexuarat

Shqipëria duket se ka arritur të marrë një lojtar me origjinë nga Maqedonia, i cili do të mbajë veshur fanellën kuqezi. Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur dhe me përvojë Besir Demiri, i cili aktuslisht luan në Ukrainë tek skuadra Mariupol.

Në një intervistë për gazetën “Lajm” në Maqedoni, është vetë lojtari që konfirmon këtë lajm.

“Po, dje (e premte) isha në Tiranë ku jam pajisur me pasaportë shqiptare, që do të thotë se kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë.

Kjo ka ndodhur me insistimin e trajnerit Kristian Panuçi, si dhe drejtuesve të Federatës të cilët shprehën interesim për mua.

Kam zgjedhur Shqipërinë sepse jam shqiptar. Nga Maqedonia askush nuk më ka kontaktuar.” – deklaroi Demiri.

Demiri ishte pjesë e U21 të Maqedonisë në europianin e fundit në Poloni, ndërsa nga sezoni 2014-2017 është ftuar rregullisht në ekipin shpresa të Maqedonisë. Ka të zhvilluar 20 ndeshje, dhe dy të tjera miqësore për ekipin e parë.

Demiri nuk është futbollisti i parë shqiptarë nga Maqedonia që zgjodhi Shqipërinë, pasi në të kaluarën e kanë bërë edhe Naser Aliji dhe Taulant Seferi.

Gjatë karrierës së tij ai ka veshur fanellën e Shkupit, Vardarit dhe Shkëndijës, me të cilët ka fituar tituj dhe ka luajtur në Europa League.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit