12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Njihuni me shefin që fiton 11 milionë dollarë në orë, ja sa fitojnë punonjësit e tij

Më të lexuarat

Të jesh shef i suksesshëm, përfitimet janë marramendëse.

Këtë e vërteton më së miri, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i një prej tregjeve më të mëdha në botë, Jeff Bezos

Bezos është njeri shumë i pasur.

Por sa thellë janë xhepat e në krahasim me mesataren e punonjësve të Amazon?

Jeff Bezos shtoi 67 miliardë dollarë në pasurinë tij neto në vitin 2018, duke e çuar pasurinë e tij në 167 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

Llogaritje të thjeshta tregojnë se Bezos, i cili fitoi 67 miliard dollarë në 250 ditë të këtij viti, fiton 268 milion dollarë në ditë ose 11 milionë dollarë në orë.

Dhe kjo llogaritje bazohet në një ditë 24 orëshe, dhe jo në sasi e orëve që punon Bezos.

Numri është pothuajse një milion herë më i lartë se paga mesatare e punonjësve të Amazon që marrin 15 dolllarë në orë, ndërsa pagat më të ulta janë 12 dollarë në orë, sipas Glassdoor.com.

Pagat vjetore në Amazon variojnë nga 58.703 mijë dollarë deri në 146.455 dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit