20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Njihuni me mësuesit muslimanë të Isak Njutonit: ata që s’i përmend historia

Më të lexuarat

Isak Njuton njihet si një nga fizikanët më të mëdhenj që ka ekzistuar ndonjëherë, por kur fliste për veten, megjithatë kishte nota modestie.

“Nëse kam parë diçka, kjo vjen pasi qëndroj mbi shpatullat e gjigandëve”, thoshte ai.

Ne e dimë shumë mirë për jetën e Njuton, por jo për “gjigantët”. Po ashtu, e njohim mirë foton e famshme të tij ku shihet duke eksperimentuar me dritë, por nuk jemi të vetëdijshëm se i njëjti eksperiment është bërë nga Ibn al-Haytham më shumë se shtatë shekuj para tij.

Shkencëtarët myslimanë si Thabit ibn Kurera dhe Ibn al-Haytham kanë bërë llogaritjet mbi dritën. Ne e dimë se Ibn-Haytham ishte i njohur për zbulimet e tij për gravitetin. Abu Bakr al-Razi, disa shekuj para Njutonit, bëri një dallim të qartë midis hapësirës absolute dhe relative; hapësira absolute, e cila është tre dimensionale dhe e pafund, punon krejt e pavarur nga trupat që mbahen në të. Edhe Ibn Sina u përpoq të lidhte shpejtësinë me peshën, e cila është një pararendëse e konceptit të momentit. Këto zbulime janë të gjitha të lidhura me Njutonin.

Le të analizojmë ligjet e lëvizjes së Njutonit

Ibn Sina dhe Ibn al-Haytham, ndër të tjera, janë të parët që kanë shkruar për ligjin e inercisë së Njutonit, ligji i parë i lëvizjes. Abul Barakat Al-Baghdadi shkruan se forca është në përpjesëtim me shpejtësinë, një teori që ne e njohim si “ligji i dytë”. Ibn Bajja shkroi se për çdo forcë ekziston një forcë reagimi, e cila u bë pararendëse e ligjit të tretë të lëvizjes së Njutonit.

Pra, pse nuk dalin në dritë kaq shumë gjëra që e përgatitën Njutonin aq mirë? Pse nuk njihen “gjigandët”, apo shkencëtarët muslimanë që bënë shumë punë përpara zbulimeve të tij?

“Gjigandët” që të tjerët i përshkruajnë si Koperniku, Kepleri, Dekarti, Tycho Brahe dhe Galileo, në të vërtetë, nuk janë mëuesit real të Njutonit.

Në shkrimet e tij, ka shenja të qarta ndikimi nga romanca filozofike e Ibn Tufail Hayy ibn Yaqzan. Dihet që të dyja përkthimet latine dhe angleze të librit nga Edouard Pococke dhe Simon Ockley ishin në dispozicion në kohën e Isak Njuton. Ndikimi i Ibn Tufailit shihet edhe te filozofët, shkencëtarët dhe autorët e kohës.

Për një njeriu të talentuar siç ishte Njutoni, emri i Ibn-Haytham ishte emri më i shpeshtë. Njuton madje mbajti një kopje të veprës së madhe të Ibn al-Haytham, Kitab al-Manazir, në bibliotekën e tij personale.

Shumë qeshin me Xhabir ibën Hayjanin për alkiminë e tij, duke e konsideruar atë joracionale. Xhabir ibën Hayjani nuk u përpoq të krijonte ar nga sende pa kuptim pa një sistem; përkundrazi, procesi i tij ishte shkencor dhe eksperimental. Shumë njerëz në fakt, shokohen kur zbulojnë se Njutoni praktikonte gjithashtu alkiminë. Dhe, ai nuk e praktikoi vetëm alkimininë, ai lexoi librin e Xhabirit dhe u ndikua nga kjo. Një libër i quajtur “Summa Perfectionis” u bazua në veprën arabe Kitab al-Mulk, nga vepra Xhabiriane.

Ajo është përkthyer në anglisht nga Richard Russell dhe u shfaq në tri versione, njëri prej të cilëve ishte versioni që Njutoni zotëronte.

Pra, mbase, idetë e Njutonit nuk binin nga një pemë molle tek e fundit. Ndoshta, ato ranë nga mendjet e ndritura të shkencëtarëve muslimanë para tij. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit