5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Njihuni me Khalil Abdur-Rashid, kapelanin e sapoemëruar mysliman të Universitetit të Harvardit

Më të lexuarat

Universiteti nammadh i Harvardit ka emëruar kapelanin e parë mysliman, duke tentuar kështu që të japë një shenjë hapjeje ndaj tregut universitar të vendeve myslimane, të cilët përgjithësisht nuk e kanë preferuar këtë institucion arsimor në SHBA, i cili faktikisht është themeluar nga një kishë protestane në SHBA.

Presidenti i Universitetit, Drew G. Faust emëroi Khalil Abdur-Rashid, një profesor i studimeve islame në Universitetin e Southern Methodist dhe bashkë-themelues i Seminarit Islam të Amerikës.

Prof. Khalil Abdur-Rashid, do të nisë me detyrën zyrtare të imamit të Universitetit të Harvardit në këtë vit të ri shkollor, pavarësisht se emërimin e ka marrë më 5 korrik.

Imami Abdur-Rashid, i diplomuar për teologji, ka qenë edhe profesor në Universitetin e Columbias të Nju Jorkut, i cili i ka shërbyer riteve fetare dhe shpirtërore të studentëve myslimanë.

Ousmane Kane, profesor i studimeve islame i cili udhëhoqi kërkimet për të gjetur imamin e përgatitur mirë që t’i përshtatej nivelit të Harvardit tha për gazetën e Universitetit se “Khalil ka një njohuri të thellë të shkencave islame, kombinon fuqinë akademike me përvojën e tij si një imam, por është edhe një punonjës social i palodhur me përkushtimin e tij ndaj komunitetit”.

Ndërkohë, Khalil tha se ishte thellësisht i përulur dhe i entuziazmuar për t’u bashkuar me komunitetin e Harvardit si kapelan i ri mysliman.

“Unë pres që të angazhohen në mënyrë aktive me studentët, stafin, administratorët, dhe shokët e kolegët në kampus. Është një detyrë jo thjesht sfidantë për muslimanët që studiojnë këtu por për të gjithë komunitetin studentor”, tha ai.

P.S. “Kapelan” në fakt nuk është përcaktori terminogjik i saktë për një klerik mysliman. Siç është sqaruar dhe në lajm, ai do të kryejë detyrën e një imami. Por redaksia i qëndroi besnike terminologjisë origjinale në lajm gjatë përkthimit.

“Kapelan”, i cili është vërtet udhëheqësi shpirtëror i një komuniteti apo grupimi të caktuar, i ndeshur më së shumti në jetën ushtarake si i tillë, e më pas dhe në atë studentore, ka një konotacion gjithsesi të krishterë, gjersa gjithnjë është fjala për klerikë të krishterë. Dhe Harvardi nuk duhet t’ja falë vetes këtë rrëshqitje. (Red.) /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit